I kam ndjekur garat ne Kampionatin Botror te Atletikes ne Moske - TopicsExpress



          

I kam ndjekur garat ne Kampionatin Botror te Atletikes ne Moske … Bukur … Eksperienca te mrekullueshme … Fale tipit tim mjaft te çuditshem kam patur fatin te njihem nga afer me Boten e Mrekullueshme te Atletikes. Njohja me prof. Vildan Tufin, nje tranjer ne nivel Europian, me hapi deren per te njohur nga afer kampione e rekordmene te Shqipnise. Kur spikeri thirri emrin e dyte ishte Albania me vetem nje atlet qe mbante flamurin … me erdhi keq. Nuk them qe ne te shkonim atje me 30 atlete e te pretendonim per medalje, por ne shume gara si kercimi se gjati, tre hapeshi, shtiza, disku … si ne mashkuj dhe ne femra ne fazat eleminatore kishin rezultate krejt te arritshme per atletet tane. Te fundit ne rezultate ? Po se paku merr pjese ! Pastaj shume atlete vijne nga vende krejtesisht te varfera, Somali, Etiopi, Eritrea, Kolumbia … Atletica eshte sakrifice e shpesh sakrificave i nenshtrohen shtresat e varfera te shoqerise pasi aty gjejne nje burim te ardhurash… Jam me se i bindur se ne menyren e organizimit te Atletikes ka shume per te bere e me rastin e ketij kampionati strukturat organizative duhet te reflektojme se ku gabojne.
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 09:38:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015