I thashë një miku: Fjeta 22 orë pandërprerë. Më tha: Pa - TopicsExpress



          

I thashë një miku: Fjeta 22 orë pandërprerë. Më tha: Pa ngrënë gjë?! I thashë një miku tjetër: Fjeta 22 orë pandërprerë. Më tha: Pa falur namaz?! Ndonjëherë reagimi i tyre të shpjegon konceptin e prioriteteve të jetës së tyre. Forcoje shoqërinë tënde me atë që Allahu dhe adhurimi ndaj Tij, janë prioritetet më të rëndësishme. Allahu i Lartësuar thotë: “Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik!” [Furkan: 27-28] Djali i Nuhut alejhi selam vendosi të mos ndryshojë. Gruaja e Faraonit vendosi të ndryshojë. I pari u rrit nën kujdesin e thirrësit më të madh në histori. E dyta jetoi nën kulmin e zullumqarit më të madh që njohu njerëzimi. Çfarëdo qofshin rrethanat, ti je ai që vendos! Ti je ai që vendos dhe zgjedh!
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 23:48:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015