IDETE QE DO TE NDRYSHOJNE BOTEN! Pasuria e - TopicsExpress



          

IDETE QE DO TE NDRYSHOJNE BOTEN! Pasuria e përbashkët Shekulli i 21-të do të përmbysë supozimet bazë për jetën ekonomike. Në shekullin e kaluar pamë fundin e dominimit evropian në politikën dhe ekonominë globale. Shekulli i ri do t’i japë fund edhe dominimit amerikan dhe fuqitë e reja do të jenë Kina, India dhe Brazili. Këto vende vazhdojnë të rriten duke “e bërë zërin” të dëgjohet në skenën botërore. Ndryshimet e këtij shekulli do të jenë edhe më të thella se ribaliancimi i ekonomisë dhe gjeopolitikës. Sfidat janë mbrojtja e mjedisit, stabilizimi i popullsisë së botës, ngushtimi i hendekut mes të pasurve dhe të varfërve dhe fundi i varfërisë. Fundi i shërbimit të klientit Në vitin 1916, banorët e Memfis s’kishin parë ndonjë herë diçka të tillë. Më parë klientët u jepnin porosinë shitësit, dhe ai rrëmonte prapa banakut në kërkim të artikujve të kërkuar. Vite më vonë klientët provuan për herë të parë vetë-shërbimin. Ata merrnin çfarë të donin dhe paguanin tek dera. Kjo mënyrë blerjeje fillimisht ishte e pëlqyer, pasi të jepte mundësinë të kontrolloje gjithçka personalisht, por sot është kthyer në mënyrën e vetme të blerjes. Kompanitë e duan vetë-shërbimin, për shkak të parave që kursen. Nevoja për të bashkëvepruar me njerëzit shumë shpejt po zhduket, duke shënuar kështu dhe fundin e shërbimeve ndaj klientëve. Era e post-yjeve të filmave Aktorët popullorë të dekadave të fundit si Robert Redford, Meryl Streep dhe Tom Cruise, janë lënë në harresë. Brezi i ri mendon se i ka dalë moda, ndërsa më të rriturit i kujtojnë me nostalgji. Nocioni i cilësisë së yjeve, të fytyrave të famshme dhe personalitetit magnetik ka qenë besimi i industrisë së filmave që në kohën e Charlie Chaplin dhe Mary Pickford. Gjatë viteve gjati gjithçka në filma ka ndryshuar, por diçka ka mbetur e patundur: emri mbi titullin që shiste bileta. Kjo është arsyeja pse secili prej tyre fitonte 25 milionë dollarë vetëm me një prezantim, se ishin garancia e një investimi që do të kthehej, por sot nuk janë. E vërteta është se Hollivudi po përjeton erën e parë të post-yjeve. Radikalizmi i ndryshëm Studimet serioze të terrorizmit gjatë 20 viteve të kaluara janë fiksuar në një pyetje. Pyetja më e përafërt është: “Pse njerëzit bashkohen me grupe terroriste?” Sa më shumë studime, aq më të paqarta zbulimet. Terroristët e ardhshëm janë “njerëz të zakontë” që jetojnë “jetë të zakonta”, konkludoi një raport i ’07-ës. Njerëzit nuk bashkohen me grupe terroriste se janë të varfër, të shtypur apo fetarë. Ata duken se luftojnë vetminë, por jo gjithmonë. Pyetja më e zgjuar që ekspertët sot po bëjnë është: “Pse njerëzit largohen nga grupet terroriste?” Psikologu që ka intervistuar 28 ish-terroristë thotë se ishin të zhgënjyer nga jeta terroriste, se nuk plotësonte fantazinë e menduar. Kimia e kuzhinës Kohët kur mamatë shtypnin mishin me vare dhe e krahasonin me pëllëmbën e dorës kanë kaluar. Sot askush nuk i hedh makaronat të ngjisin në mur për të parë në janë zier aq sa duhet. Gatimet në shtëpi janë zëvendësuar me eksperiencën 50-vjeçare të “Kraft Foods” dhe “McDonald’s”. Vendosja e ushqimit në sobë është shkencë, dhe jo art. Ndërkohë që gjithnjë e më pak njerëz gatuajnë për shkak të pjatave vetëm për ngrohje në supermarkata, ushqimet e përgatitura po bëhen gjithnjë e më të lira. Ndryshimi nuk do të jetë aq i vështirë. Shumë shpejt të gjithë do të blejmë ushqime të gatshme dhe do të harrojmë kiminë e kuzhinës. Inxhinieria tokësore Me gjithë përpjekjet e shumta të njerëzimit për të ndalur ngrohjen globale, e vërteta është se nuk mund ta mposhtim. Oqeani Arktik, i cili ka përjetuar shkrirjen rekord vitin e kaluar, mund të jetë pa kokrrën e akullit në vitin 2013. Ambientalistët vazhdojnë të insistojnë se njerëzit nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm. “Mjaft me ndotjen e Tokës”, thonë ata, por vetëm pak shkencëtarë po mendojnë ta ftohin tokën drejtpërdrejtë përmes inxhinierisë tokësore. Parimi prapa saj është i thjeshtë, efekti serë kompensohet duke zvogëluar sasinë e rrezatimit që vjen në tokë, por teknikat janë ende fantashkencë. Autenciteti sintetik Nuk është çudi që në etiketën e salcës që do të blini nesër të lexohet “Shije autentike si domatja e vërtetë”. E vërteta është se gjithnjë e më shumë po promovohen produkte “autentike” dhe puna është bërë serioze. Kjo fjalë përdoret për shitjen e gati gjithçkaje, që nga pijet alkoolike dhe adresat e internetit, birraritë deri te robotët autentikë me njeriun. Jo shumë kohë më parë ishim dëshmitarë të robotit “autentik sintetik”. Lëkura e trupit ishte po aq e lëmuar sa origjinalja, flokët ishin të njëjtë dhe madje edhe cipa e syve. Ky është një fakt i pamohueshëm i shekullit të 21-të, origjinaliteti i të cilit duket se po humbet. Rreptësia e re Amerikanët nuk kanë aq para sa për të paguar kreditë e tyre dhe sasinë e parave që kanë harxhuar mbi kartën e kreditit. Ky realitet po i detyron bankat të shkurtohen teksa kreditë e falimentuara po shtrydhin bazat e tyre të kapitalit dhe çmimet në rënie të shtëpive shtrydhin shtesën që pronarët e tyre mund të huazojnë sërish. E kjo me sa duket do detyrojë konsumatorët e ndëshkuar që të ndryshojnë mënyrat e tyre. Të paktën kjo është ajo çka Roseberg parashikon. “Po lind një qëndrim krejtësisht i ri ndaj huasë”, shprehet ai. Shëndeti i detyrueshëm Kontrata e shëndetit ndërmjet punëtorëve amerikane dhe punëdhënësve të tyre filloi kur Franklin D. Roosevelt e la shëndetin jashtë Marrëveshjes së Re. Kufizimet në punë dhe rregullat e llogaritjeve i detyruan punëdhënësit t’u ofronin sigurime private shëndetësore punonjësve. Në vitin 1940, 21 milionë amerikanë ishin të regjistruar në planet e planet e kompanive të sigurimeve; në vitin 1950 ky numër kishte arritur 142 milionë. Sigurimet e privatizuara shëndetësore dukeshin si një triumf i kapitalizmit. Ndërsa tani, bosët e kompanive që duhet të paguajnë faturat e shëndetit të punonjësve po i monitorojnë ato në çdo moment për të verifikuar nëse jetojnë në mënyrë të shëndetshme. Nëse jo, ato largohen nga puna. Ri-hebraizimi i Jezusit Për shekuj, disiplina e “hebraikëve” të krishterë ka konsistuar fillimisht në një teori pak a shumë të tillë “të krishterët që marrin të gatshme tekstet herreje për të mbështetur kontradiktën tradicionale ndërmjet hebrenjve dhe Jezusit”. Por sot, seminarë në gjithë spektrumin e krishterë mësojnë se “nëse e kupton keq kontekstin hebre, atëherë sigurisht se do kuptosh dhe Jezusin keq”. Ndryshimi erdhi me faza. Në fillim pranimi se Jezusi lindi si hebre dhe veproi si i tillë, pastaj pranimi se ai dhe Pali e shihnin veten si hebrenj edhe pse krijuan atë çka u bë një besim tjetër.
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 21:13:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015