IKU QOFTËLARGU... Nga AGIM JAZAJ Iku more iku, iku theu - TopicsExpress



          

IKU QOFTËLARGU... Nga AGIM JAZAJ Iku more iku, iku theu qafën. E ka lënë zgjeben, të pastrojmë vathën. Iku more iku, jashtë ka lenë litarin. Me kazmën në dorë, pret t’na bëjë varrin. Iku more iku, iku qoftëlargu. Mbani sytë hapur, e kemi tek pragu. Iku more iku, përzumë malukatin. Kurrë mos e harroni, pas ka lënë rasatin. Iku more iku, prapë pret ditën. Me zjarrin në dorë, të na nxjerrë dritën. Iku more iku, pronën na e ndau. 8 mijë shqiptarë, për atë i vrau. Iku more iku, iku qafëthyeri. 22 vjet, s’u ngop së gënjyeri. Iku more iku, këtë radhë si eci. Dhe në botën tjetër, pas e ndjek Gërdeci. Iku more iku. shkoi zullumqari. Dhe në varr si ndahet, 21 Janari... Iku more iku, i faltë Zoti shpirtin. Me gërshërë në dorë, duke prerë shiritin.
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 11:09:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015