INTERVISTE E VERIU.INFO ME DR.SALI ASLLANAJ. Në raundin e - TopicsExpress



          

INTERVISTE E VERIU.INFO ME DR.SALI ASLLANAJ. Në raundin e parë të zgjedhjeve doli i pari, por tani do të ballafaqohet me kandidatin e AAK-së, Bali Muharremaj, në garën e balotazhit. Është shumë kritik ndaj qeverisjes së kaluar komunale dhe është i bindur se pa marrë parasysh përkrahjes që PDK do t’ia bëj AAK-së në Therandë, ai do ti fitoj zgjedhjet më 1 dhjetor. Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Sali Asllanaj, flet për Veriu.info. Veriu.info: Keni deklaruar në media se do te fitoni bindshëm, madje pa balotazh, rezultati doli dhe ju jeni në balotazh me AAK-në. Si e komentoni këtë? Asllanaj: Ato parashikimet parazgjedhore pak janë përtej caqeve të orientuara, janë të frymës mobilizuese, të aktivizimit të masave të gjera të LDK-së dhe gjithmonë pak janë ma ambicioze. Por gjithsesi duhet ta potencoj se jemi të kënaqur me rezultatin pjesërisht, sepse vërtet kemi prit një rezultat pak ma te mirë, të jem më objektiv pritjet tona interne kanë qenë diku mes 35 dhe 40 %. Aty afër jemi të atyre pritjeve, por jo maksimumi i pritjeve tona. Veriu.info: A keni pasur takime me PDK-në apo subjekte tjera politike, që t’i thirrni t’iu votojnë? Asllanaj: Absolutisht jo. Asnjë bisedë nuk e kam pasur me asnjë zyrtar të PDK-së, kurse biseda me anëtarësi dhe me qytetarë po. Pra, me anëtarë të partive të ndryshme kemi biseduar, ku kanë shprehur përkrahjen e tyre për balotazhin e 1 dhjetorit. Veriu.info: Në 2009 ju e përkrahët Ramë Vatajn, pse tani nuk ka një përkrahje nga ana e tij për ju? Asllanaj: Me lyp shumë korrektësi në politikë del njeriu shumë naiv, por unë mendoj që atëherë e kam përkrahur Vatajn si kandidat, i kam dhanë një përkrahje të lehtë së paku në mjetet e informimit në pyetjen se pse nuk do të duhej të votohet Blerim Kuçi. Ishte fjala sipas mendimit tim, sepse vërtet ka qenë një përbuzje e votës së LDK-së nga Kuqi dhe kjo ka qenë një përkrahje e lehtë që i kam dhanë Vatajt. Mendoj që ka qenë shumë domethënëse ajo përkrahje, sepse një numër i caktuar i votuesve të LDK-së kanë votu atëherë Vatajn. Unë mendoj që Vataj ndoshta e ka një obligim moral, po tash politika e morali shpesh janë dy drejtime krejt të kundërta dhe nuk besoj që është krejt në dorë të Vataj se përndryshe kishte me qenë shumë, në bazë të disponimit që e di edhe në bazë të raportit që e kemi pas do të ishte më shumë dëshirë pro kandidaturës time. Veriu.info: Deklarata juaj në ‘Epoka e Re’ se do të fitoni në një diferencë 70 me 30, a ju duket e mundur? Asllanaj: Unë kam thënë që për balotazh ky rezultat do të jetë, sepse opinioni dhe mendimet kanë qenë që pjesa më e madhe e anëtarësisë do të jenë pro LDK. Sepse shiquar realisht, tash mund ta korrigjoj këtë sepse po shoh lidhjet dhe koalicionet po bëhen në mënyrë jo parimore dhe jo transparente dhe ajo ndikon në terren. Por gjithsesi unë kam menduar se dalim pa koalicion, por është edhe një analizë e thjeshtë që tregon, se 20 mijë votues kanë votu kundër pushtetit aktual. Çdo anëtarë i PDK-së, VV-së apo i pavarur, të gjithë kanë qenë kundër dhe aniti-qeveritar dhe kundër pushtetit lokal të Blerim Kuçit. Kjo më jep një garancion të fuqishëm, se te shumica prej tyre kanë një disponim opozitar karshi këtij pushteti katastrofal në Therandë. Veriu.info: Cili është mendimi juaj për qeverisjen komunale të 4 viteve të fundit? Asllanaj: Nëse mund ta përshkruaj me 2-3 fjali këtë qeverisje, kisha thënë se është një qeverisje ku çdo segment i jetës dhe të shërbimeve është degraduar në nivelin më të ultë të mundshëm. Rregulloret e Kuvendit Komunal dhe ligjet mbi vetëqeverisjen lokale që rregullojnë për së afërmi punët e komunës, kanë qenë vetëm letra të shkruara, por asnjë shkronjë e këtyre rregulloreve nuk është zbatuar. Komuna sot i përngjan një qendre ku mbrohen interesat e një grupi të vogël të individëve, që imponohet vetëm për ata individë dhe në asnjë mënyrë për qytetarët e Therandës. Ky është degradim i madh që do të lë pasoja të gjata për Kuvendin Komunal dhe për komunën në përgjithësi. Veriu.info: Nga kundërkandidati juaj, ju jeni akuzuar se s’keni punuar gjatë qeverisjes tuaj 7 vjeçare dhe madje ju keni kthyer para prapa në qeveri, duke mos i shfrytëzuar përmes projekteve? Asllanaj: Kjo është një gënjeshtër e thënë haptas kështu në publik, po ka edhe shumë shpifje e shumë gënjeshtra që thuren sot nëpër Therandë dhe qarkullojnë me të madhe me formën ma të ndytë të mundshme. Nuk do të befasohesha për asnjë gënjeshtër të tyre, por realiteti është që gjithmonë kemi pas mjete pak, që shumë vështirë ka qenë me pretenduar dikush vetëm me i shku mendja që mu kthy mbrapa mjetet. Në asnjë mënyrë kurrë nuk janë kthy mbrapa, vetëm që e kam shpjeguar edhe në mjetet tjera të informimit që mjetet e grumbulluara nga taksat e qytetarëve në muajin nëntor edhe dhjetor, nuk kanë pas mundësi kurrë të realizohen apo të shpenzohen, sepse ato janë veç në kohën kur mblidhen dhe s’ka procedura të prokurimit dhe s’ka mundësi të shfrytëzimit. Janë bartë 2oo deri në 300 mijë euro, gjithmonë prej vitit në vit, sikur që i ka ndodh Kuçit që 600 mijë euro të barten prej vitit në vit. Veriu.info: Qeverisja e fundit 4 vjeçare është udhëhequr nga Blerim Kuçi, a ju duket e drejtë kur e akuzoni Muharremajn përderisa ai atëherë s’ka qenë kryetar? Asllanaj: Pasi ai shumë me ngulm po e mbron projektin e Kuçit të para 4 viteve dhe premtimet zgjedhore. Nuk kem tjetër mënyrë të ballafaqimit, pos në këtë mënyrë se si po e bëjmë, se po të ishte distancu ai nga një veprim i tillë, nga një premtim dhe mashtrim total që iu ka qytetarëve të Therandës, atëherë do të ballafaqohesha vetëm me Muharremajn vetëm me rolin e nënkryetarit. Tash do të duhej mu ballafaqu, po ballafaqohen dy koncepte politike, koncepti i LDK-së dhe i AAK-së. Një koncept shumë i sinqertë dhe një koncept shumë mashtrues për qytetarin. Unë mendoj që qytetarët këtë e kanë vërejt dhe e kanë sanksionu pikërisht me ato 5 % të votave që kemi më tepër. Unë mendoj që ka qenë një fitore e madhe, pa marrë parasysh këtë distancën, do duket prej 5 % e vogël por gjithsesi kur e dimë konfiguracionin politik në Therandë se si ka qenë një AAK, një PDK të fuqishme, ka qenë vështirë që të pretendohet ndonjë rezultat ekstra i mirë. Veriu.info: A keni menduar që nëse fitoni, cili do të jetë ekipi i cili do ti udhëheq drejtoritë komunale? Asllanaj: Po mendoj se këtë se kemi problem fare si LDK, sepse kemi kuadro mjaftueshëm të dëshmuar që dinë me punu, kanë ditë me punu mjaft mire, edhe do të jetë vetëm përzgjedhje e ekipit që do ta bëjmë së bashku me organet e LDK-së, me kryesinë dhe me kryetarët e nëndegëve. Ka me qenë ekip i kombinuar edhe politik edhe profesional por gjithsesi profesionalizmi ka me qenë dominant. Veriu.info: Pse duhet të dalin qytetarët në zgjedhje edhe t’ju votojnë juve? Asllanaj: Qytetarët vërtet kanë arsye me dalë në zgjedhje, sepse se pari kanë një obligim qytetarë, së dyti ju them qytetarëve shumë haptas nuk është dallim i vogël mes dy koncepteve politike dhe dy karaktereve të ndryshme edhe të kandidatëve unë mendoj që vërtetë kanë arsye me dalë, edhe në borë e acar, sepse ky pushtet që është sot objektivisht nuk e ka meritu me zgjatë as 1 vjet qeverisjen e Komunës së Therandës. Kjo është një bindje e fuqishme e imja dhe e shumë qytetarëve, prandaj do të duhej me dhanë përpjekje maksimale që në çfarëdo kushte me dal në zgjedhje sepse duhet ta stopojnë një punë të keqe në Komunë është patriotizëm, është nderë dhe është qytetari. Veriu.info: Nëse humbni, a do t’ia uroni Muharremajt fitoren? Asllanaj: Kjo është në kulturën politike timen, edhe kur kam humb para 4 viteve, ia kam uru Kuqit me një sms dhe kjo është shumë normale. Por vetëm me një kusht, që të jetë një proces zgjedhor siç ka qenë në raundin e parë, me korrektësi e kam dorën e zgjatur në çfarëdo rezultati që del. Unë jam i bindur që do të fitoj dhe do ta pres nga ana tjetër këtë urim. Veriu.info: Faleminderit për intervistën! Asllanaj: Faleminderit edhe juve, suksese në punën tuaj. (Intervistoi: Brahim Thaçi)
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 13:37:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015