INTERVISTË E IMPROVIZUAR SHQIPTARE - TopicsExpress



          

INTERVISTË E IMPROVIZUAR SHQIPTARE (vazhdimi-7) G.I: Proçeset politike përcaktojnë fatin e shoqërisë, nëse do jetë e shëndetshme ose e sëmurë, dhe padyshim ka nivele të ndryshme të shëndetit dhe sëmundjeve të saj, dhe pyetja ime ka të bëj pikërisht me shoqërinë shqiptare në Shqipëri, në cilin nga këto dy grupe është, dhe kuptohet, në cilin nivel të atij grupi është, sipas jush? A.I: Përgjigja më e shkurtë dhe e drejtë, sipas meje, është se shoqëria shqiptare në Shqipëri, ka qenë gjithmonë “e sëmurë”, gjatë historisë saj. Natyrisht ka lëvizur, herë më shumë dhe herë më pak, si “e sëmurë”. Dhe, ajo që brengos më shumë, është se vazhdon të jetë “e sëmurë” akoma, pa shpresë se mund të shërohet shpejtë. Më lejoni të thellohem pak në analizën “e sëmundjes” së vazhdueshme të shoqërisë shqiptare. Vështirë është të përcaktohet periudha, kur shoqëria shqiptare ka qenë më shumë ose më pak “e sëmurë”, pasi vetë natyra e sëmundjes është e tillë, nga një semundje e njëjtë një pacientë vuan më shumë ndërsa një tjetër më pak, kuptohet ka shumë faktorë, në organizmin e pacientëve, që ndikojnë të jetë e tillë. Kështu, mendoj dhe shoqëria shqiptare, si “e sëmurë”, në cilin do nivel të sëmundjes që ishte, ka vuajtur shumë, pasi “imuniteti i saj” ka qenë çdoherë shumë i dobët! Prandaj mendoj se është e parëndësishme dhe e panevojshme të analizohen periudhat nëpër të cilat ka kaluar shoqëria shqiptare, për të kuptuar kur ka qenë më shumë apo më pak “e sëmurë”, kur dihet fakti se ajo ka vuajtur gjithmonë si pasojë e sëmundjeve të përherëshme. Dhe, vujtjet e shoqërisë shqiptare kanë qenë, në shumë raste, si pasojë e proçeseve politike, në të gjitha sitemet, nëpër të cilat ka kaluar ajo. Nuk mund të kaloj pa i përkujtuar çastet, pas rrëzimit të sistemit Komunist të Enver Hoxhës, bashkë me bustin e tij, kur shoqëria shqiptare e gëzuar shumë, mendoi se “do të shërohet” nga sëmundja që e ndiqte nëpër shekuj. Por ky gëzim, zgjati shumë pak, vetëm një ditë, dita kur fitohej përshtypja se gjithë Shqipëria ishte në Qendër të Tiranës, për t’u gëzuar nga rrëzimi bustit të Enver Hoxhës, për të vazhduar pastaj, në ditët në vazhdim, akoma më shumë të jetë e sëmurë, akoma më shumë të vuaj. Dhe, ushqimi i vetëm që i mbante gjallë ishte shpresa, duke menduar se një ditë do bëhet mirë, në sistemin e ri “Demokratik” me figura të vjetra. Unë mendoj, ndonëse këtë përgjigje do e jep historia, periudha më e vështirë për shoqërinë shqiptare, ka qenë periudha tranzitore, nga viti 1990 deri në vitin 1998. Kështu, për arsye të thjeshtë, pasi “revolucioni demokratik” në Shqipëri, akoma pa lëvizur “një gurë” nga vendi për ndërtimin e Shqipërisë, për t’a ndryshuar nga ajo që ishte Komuniste, shkatërruan çdo gjë në Shqipëri, të ndërtuar nga djersa e shoqërisë shqiptare gjatë 45 vjet, dhe çdo gjë u shkatërra për një ditë, u shkatërruan fabrika, hidrocentrale dhe plantazhe të shumta nëpër Shqipëri, të cilat ishin ndërtuar me djersën e vetë popullit dhe jo me atë të Enver Hoxhës dhe aparatit tij të egër, dhe gjithë ky shkatërrim u bë duke menduar se demokracia vjen “nga qielli”, dhe sjell plantazhe, fabrika dhe hidrocentrale të rinjë. Prandaj kjo periudhë, bashkë me “lulëzimin” e piramidave, për shqiptarët ishte më e vështirë, ku nuk kishte ndarrje të varfër apo të pasur, të gjithë ishin të varfër, të gjithë luftonin me shpirtin, edhe ata që kishin të kursyer para, nuk kishin çka të blejnë, nuk kishte asgjë pos gërmadhave që shiheshin në çdo pjesë të Shqipërisë. Të gjitha këto vuajtje të vështira për shoqërinë shqiptare, ishin si pasojë e proçeseve të gabuara politike, që u ndërmorën nga ata që “u vetëquajtën demokrat” në letër, ndërsa veprat i kishin të zeza! Dhe, krejt për fund, në mbyllje të kësaj përgjigjë, nga gjithë ai pesimizëm i shumtë i treguar deri tani, por real dhe i saktë, jam shumë optimist se për shoqërinë shqiptare, në Shqipëri, “frynë erëra” të mira, dhe, rezulltate pozitive pritet të shihen në muajt dhe vitet në vazhdim, dhe kështu të afrohet fundi i terapisë adekuate për shërimin e sëmundjes së gjatë të shoqërisë shqiptare.
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 10:55:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015