Ibrahimoviç do me çdo kusht Realin Published on July 17, 2013 by - TopicsExpress



          

Ibrahimoviç do me çdo kusht Realin Published on July 17, 2013 by Klodiana Bufi · No Comments ibraaZlatan Ibrahimovic kërkon të transferohet tek Real Madrid. Sipas gazetës spanjolle ‘AS’, sulmuesi i Paris Saint Germain sheh më shumë mundësi për të fituar Champions-in që i mungon në karrierë duke luajtur për madrilenët dhe trajneri Carlo Ancelotti e ka kërkuar në skuadër. Në këtë mënyrë ish-trajneri i PSG do të kishte sërish nën urdhrat e tij lojtarin suedez, i cili sezonin e kaluar bëri që skuadra e kryeqytetit francez të fitonte kampionatin pas 20 vitesh. Gjithashtu, Ibra ka shprehur gadishmërinë për të ulur pagën e tij stratosferike prej 14 milionë eurosh në mënyrë që të luajë në Spanjë. PSG ka blerë nga Napoli sulmuesin Edinson Cavani për 64 milionë euro dhe presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentis, deklaroi se Ibra “ka një marrëveshje me një klub tjetër dhe Cavani nuk do të luajë kurrë në një skuadër me të”. #oiram
Posted on: Wed, 17 Jul 2013 13:15:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015