Iker Casillas kthehet titullar në Champions League? Casillas do - TopicsExpress



          

Iker Casillas kthehet titullar në Champions League? Casillas do të jetë zgjedhja e parë e Ancelottit për ndeshjen e Champions League kundër Kopenhagenit. Portieri i kombëtares spanjolle, i cili u dëmtua në sfidën me Galatasaray, ishte në stolin e rezervave në derbin me Atleticon, por tashmë duket se është riaftësuar plotësisht dhe tekniku italian ka vendosur ta propozojë që nga minuta e parë. Kundër danezëve, Casillas do të luajë ndeshjen e tij të 131 në Champions duke barazuar Clarence Seedorf e duke pasur mbi vete, vetëm Xavin, Maldinin, Giggs dhe Raul Gonzalez, në kuotën e 144. Në Bernabeu, Casillas nuk luante prej plot 260 ditësh, më ekzaktësisht nga sfida me Valencian në Kupë, dhe në atë 90 minutësh mundi të ruajë portën e tij të paprekur, me Realin që fitoi 2-0.
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 11:53:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015