Ikja nga Kosova “Mos e lëshoni Kosovën sepse çfarëdo - TopicsExpress



          

Ikja nga Kosova “Mos e lëshoni Kosovën sepse çfarëdo arsyetimi që do të jepni nuk do të pranohet për azil në perëndim. Ju po e rrezikoni veten dhe Kosovën”. Kështu vazhdon tu thotë gjithandej ministresha Vlora Çitaku atyre të cilëve Kosova tash sa kohë u është kthyer në burg. Ajo që më së shumti duhet të rrezikohet nga e gjithë kjo është pozita e ministres dhe e gjithë qeveritarëve aktual, por ja që nuk ka opozitë të mirëfilltë ta bëjë këtë. Kohë shumë të gjatë për këta qeveritar më të rëndësishme janë bisedimet me Serbinë sesa mirëqenia e qytetarëve. Ata e kanë kuptuar se sa më shumë e më gjatë bisedime me Serbinë aq më e paluhatshme karriga e pushtetit të tyre. Të pashpresë se mund të bëhen ndryshime pozitive, qytetarët zgjedhin rrugën tejet të vështirë ikjen, mërgimin. Kjo është pasojë e keq qeverisjes e cila qytetarëve të zhgënjyer ua ka marrë edhe atë të fundit, shpresën. Ikjet në Hungari janë pasojë e keqqeverisjes dhe hajnisë e jo pse ata mund të gjejnë sot bileta më të lira në Serbi e më pas për në Hungari, siç pretendojnë qeveritarët aktual.
Posted on: Wed, 17 Jul 2013 08:57:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015