Iljasa Salihu Më mirë pastrues rrugësh se sa lypës në - TopicsExpress



          

Iljasa Salihu Më mirë pastrues rrugësh se sa lypës në rrugë Jam mjek, - kishte thënë veterineri! Punoj në ministri, - kishte thënë pastruesja! Punoj në redaksinë e një gazete, - kishte thënë shpërndarësi i gazetave! Botoj libra, - kishte thënë njëri që punon në një shtypshkronjë. Jam futboller, - kishte thënë njëri i angazhuar për pritjen e topave jashtë stadium. Punoj me laps, - kishte thënë njëri që për çdo barrë të ngarkuar në shpinë duhej shënuar numrin e sasisë. Godas fuqishëm me grushta, - kishte thënë njëri që përpos gruan askënd nuk e kishte rrahur. Sa e sa shembuj të ngjashëm më ka rastisur t’i dëgjoj. Nuk e di se përse fshihen pas paraqitjes së përgjithshme dhe të shkurtër për të treguar kështu se punojnë punë që populli do t’i lakmonte. Puna është punë, para llojit të punës, me rëndësi është të punojmë ndershëm e të arkëtojmë të ardhura hallall për familjet tona. Më mirë pastrues rrugësh se sa lypës në rrugë!
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 00:13:10 +0000

Trending Topics



0px;"> How do you slow down population ....In the 30s A family would
Special Price Projector Lamp for BenQ

Recently Viewed Topics




© 2015