Imam Tirmidhiu (jeta e tij) Imam Tirmidhiu ka lindur në vitin 209 - TopicsExpress



          

Imam Tirmidhiu (jeta e tij) Imam Tirmidhiu ka lindur në vitin 209 pas hixhretit, gjatë mbretërisë së kalifit të Abasidit, Memun er-Rashid. Kalifati i Abasidit, pavarësisht nga kontributet e shkëlqyera për Islamin, solli dhe shumë probleme të vështira.Filozofia greke hyri lirshëm në botën islame. Kjo u lejua plotësisht nga qeveria, derisa më në fund e shpalli shkollën Mutezile të mendimit si fe shtetërore. Kushdo që kundërshtonte shkollën Mutezile të mendimit kundërshtonte shtetin. Me ndikimin e filozofisë greke që po depërtonte tek njerëzit, shumë myslimanë filluan të përpiqen të bashkërendonin arsyen dhe shpalljen. Si pasojë, ata devijuan dhe larguan nga Allahu dhe profeti shumë myslimanë të pafajshëm dhe të dobët. Shumë dijetarë të Islamit po përpiqeshin të mbronin sheriatin. Falsifikimet dhe ndërshthëniet në Hadith u bënë të zakonshme nga sundimtarët, të cilët donin të plotësonin arsyet e tyre personale. Në shekullin e parë Umar bin Abdul Aziz filloi një lëvizje për të përpiluar hadithin e profetit, sepse ekzistonte frika se mund të humbiste. Më në fund kjo detyrë e madhe u mor përsipër nga gjashtë dijetarë të rëndësishëm të Islamit. Njëri prej tyre ishte Imam Ebu Isa Muhamed ibn Isa Tirmidhiu. Pasi u rrit në një mjedis mësimi dhe kishte cilësi shumë të mira të karakterit, Imam Tirmidhiu ia përkushtoi jetën e tij fushës së Hadithit. Dijen bazë ai e përftoi në vendin e tij dhe më vonë udhëtoi në vende të largëta, në kërkim të kësaj shkence të madhe. Ai e studioi hadithin nga personalitete të mëdha si Imam Buhariu, Imam Muslimi dhe Imam Ebu Davudi. Në disa tregime Imam Buhariu dhe Imam Muslimi janë dhe nxënësit e tij gjithashtu. Njëherë Imam Buhariu i tha: “Unë kam përfituar më shumë nga ti, sesa ti nga unë”. Musa ibn Alak ka thënë: “Kur vdiq Imam Buhariu, ai nuk la në Horasan asnjë tjetër, i cili mund të krahasohej me Ebu Isa Tirmidhiun për sa i përket dijes, kujtesës, devotshmërisë dhe maturisë”. Sipas Abdullah ibn Muhamed el-Ensarit, vepra el-Xhami e Imam Tirmidhiut, është më e dobishme se veprat e Imam Buhariut dhe Muslimit, përderisa përpilimet e tyre mund të kuptohen vetëm nga të diturit, ndërsa El-Xhami mund të kuptohet dhe nga dijetari dhe nga njerëzit e thjeshtë. Imam Tirmidhiu e përpiloi këtë libër dhe ua prezantoi njerëzve të ditur të Hixhazit, Irakut dhe Horasanit dhe ata ishin të kënaqur me të. Kushdo që e ka këtë libër në shtëpinë e tij është si të ketë profetin që i flet atij. Kujtesa e tij fortë Imam Tirmidhiu kishte një kujtesë të jashtëzakonshme. Nëse e dëgjonte diçka vetëm njëherë ai nuk e harronte atë. Njëherë kur ishte rrugës për në Mekë, Imam Tirmidhiu takoi një dijetar hadithi, prej të cilit më parë kishte mësuar dy kapituj. Duke menduar se i ka shënimet me vete, ai i kërkoi dijetarit nëse mund t’i lexonte këto dy kapituj, në mënyrë që ai ta korrigjonte, nëse kishte ndonjë gabim. Pasi e kuptoi se nuk i kishte shënimet me vete ai nxori një fletë bosh dhe i tha përmendësh të dyja pjesët. Kur dijetari e kuptoi se çfarë po bënte ai e qortoi Tirmidhiun: “S’të vjen turp. Po më bën të humbas kohën”. Imam Tirmidhiu e siguroi se ai i kishte mësuar përmendësh hadithet. Dijetari nuk u bind edhe pse Imam Tirmidhiu i kishte thënë përmendësh të gjitha hadithet. Imam Tirmidhiu i kërkoi atij që t’i thoshte disa hadithe të tjera. Dijetari i tha dyzet hadithe, të cilat Imam Tirmidhiu i përsëriti pa bërë asnjë gabim të vetëm, duke treguar aftësinë e mrekullueshme të mësimit përmendësh të haditheve. Një ndodhi tjetër është regjistruar nga Hakim ul-Ummat në El-Misk-us-Zaki, ku përshkruhet kujtesa e fortë e Imam Tirmidhiut. Ai shkruan: Imam Tirmidhiu kishte humbur shikimin vitet e fundit të jetës së tij. Njëherë, ndërsa ishte në një udhëtim, në një pikë të caktuar ai uli kokën. Kur e pyetën përse veproi ashtu, ai u përgjigj: “Përse nuk është një pemë këtu, degët e të cilës varen në atë mënyrë, sa që mund ta dëmtojnë kalimtarin”? Ata i thanë që jo. Ai u trondit kur e dëgjoi këtë sepse ai mbante mend se aty kishte qenë një pemë dhe u shqetësua se mos ndoshta dhe kujtesa po i dobësohej. Ai e ndaloi karvanin menjëherë dhe u kërkoi shokëve të pyesnin banorët e zonës, nëse aty kishte qenë një pemë apo jo. “Nëse vërtetohet se aty nuk ka pasur pemë atëherë nuk do të tregoj më hadithe nga profeti, për shkak të dobësimit të kujtesës”. Banorët thanë se aty kishte qenë një pemë më parë, por ishte hequr për shkak se ishte bërë pengesë për udhëtarët. Imam Tirmidhiu kishte një numër të madh studentësh nga e gjithë bota. Më të njohurit janë Hejsam ibn Kuleib, Ebu Abazi dhe Muhamed ibn Ahmed. Sheh Abdul Azizi e përshkruan Imam Tirmidhiun me fjalët e mëposhtme: “Kujtesa e tij ishte e veçantë dhe droja dhe devotshmëria e tij ndaj Allahut ishin shumë të mëdha. Ai qante shumë nga droja ndaj Allahut, saqë në vitet e fundit të jetës së tij humbi shikimin”. Sipas Ibn Tejmijes dhe Sheh Valiullah, Imam Tirmidhiu ishte jurist i pavarur. Mevlana Anwar Shah Kashmiri është i mendimit se ai ishte i medhhebit Shafii. Në vitin 279 pas hixhretit në një fshat të quajtur Bauag, kur ishte në moshën 70 vjeçare, Imam Tirmidhiu e la vendbanimin e përkohshëm për botën tjetër që do të zgjasë përgjithmonë. Sakrificat e tij të mëdha dhe shkalla me të cilën ai i shërbeu fesë nuk mund të kuptohen asnjëherë plotësisht. Shumë libra të hadithit u përpiluan para se Imam Tirmidhiu të vendoste të përpilonte veprën e tij El-Xhami. Davud Tajalisi dhe Ahmed ibn Hanbeli kishin përpiluar libra, të cilët përmbanin hadithe autentike dhe të dobëta. Më vonë Imam Buhariu përpiloi Sahihun dhe nuk përfshiu transmetime të dobëta. Objektivi i tij kryesor ishte të nxirrte ligje nga hadithet përkatëse. Më vonë Imam Muslimi përpiloi librin e tij ku ishte i përqendruar tek senedi (zinxhiri i transmetimit). Qëllimi i Imam Nesaiut ishte të përmendte mospërputhjet e hadithit, ndërsa Ebu Davudi përgatiti një libër që u bë baza për fukahatë. Imam Tirmidhiu kishte kombinuar stilet e Buhariut, Muslimit, Ebu Davudit dhe Nasait duke përmendur mospërputhjet në lidhje me transmetuesit dhe e bëri përpilimin e tij bazë për juristët. Karakteristikat e veçanta të al-Jami ut-Tirmidhu Ai është Sunen dhe Xhami. Vetëm 83 hadithe përsëriten. Imam Tirmidhiu nuk përfshin pjesën më të madhe të hadithit dhe përmend vetëm atë pjesë që lidhet me titullin. Pasi e përmend hadithin ai klasifikon transmetimin (nëse është autentik apo i dobët etj). Ai i specifikon emrat e transmetuesve d.m.th nëse kunja e transmetuesve (titulli i nderit) është përmendur, ai nuk e përmend emrin e vërtetë dhe anasjelltas. Një hadith i Tirmidhiut është thulathijat d.m.th transmetuesit e hadithit mes Imam Tirmidhiut dhe profetit janë vetëm tre. Çdo hadith në veprën e Tirmidhiut është mamulbhi (e praktikuar nga juristët). Ai i shpjegon medhhebe të ndryshme bashkë me dëshmitë e tyre. Ai jep një shpjegim për të gjitha hadithet e vështira. Libri ka një organizim të shkëlqyer, prandaj është shumë e lehtë të kërkosh një hadith. Në të gjithë librin nuk ka asnjë hadith të trilluar. Kushtet e Imam Tirmidhiut në zgjedhjen e hadithit Sipas komentueve të El-Xhami-it Imam Tirmidhiu ruajti kushtet e mëposhtme gjatë gjithë përpilimit të librit të tij. Ai nuk ka transmetuar asnjë hadith nga ata që i trillonin hadithet. Allama Tahir Mukadisi përmend se el-Xhami ut-Tirmidhi përmban katër lloje hadithi: 1 – Ato hadithe që përputhen me kushtet e Buhariut dhe Muslimit. 2 – Ato hadithe që përputhen me kushtet e Ebu Davudit dhe Nesaiut. 3 – Ato hadithe që kanë mospërputhje në sened ose metn. 4 – Ato hadithe të dobëta tek të cilat janë mbështetur disa fukaha. Imam Tirmidhiu e pranon një hadith që transmetohet me fjalën “an”nëse të dy transmetuesit janë bashkëkohës. Pasi përmend një hadith të dobët, ai e shpjegon përse është i tillë. Një hadith mursal pranohet nga Imam Tirmidhiu kur mbështetet nga një zinxhir transmetuesish që nuk është i shkëputur. Statusi i el-Xhamiut Tirmidhi mes gjashtë librave autentikë të hadithit. Al-Jami ut Tirmidhi është klasifikuar si i pesti mes gjashtë librave më autentikë të hadithit. Statusin më të lartë e gëzon Buhariu, i ndjekur nga Muslimi, Ebu Davudi, Nasai, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh. Haxhi Khalifa në el-Kashf el-Dhunun e ka klasifikuar Tirmidhiun në pozicionin e pestë. Dhehebiu ka shkruar se Tirmidhiu duhet të jetë në vendin e tretë, por pozita e tij ka rënë sepse ka sjellë transmetues të dobët si Kalbi dhe Meslub. Megjithatë duke parë mënyrën se si e ka organizuar librin duket se mendimi i Haxhi Khalifas është më i miri. Terminologjia e Imam Tirmidhiut Klasifikimi i hadithit u bë nga Ali ibn Madini dhe më vonë nga nxënësi i tij Imam Buhariu. Megjithatë Imam Tirmidhiu ishte imami i parë i cili e bazoi librin e tij tek këto klasifikime. Imam Tirmidhiu klasifikon pjesën më të madhe të haditheve dhe përmend besueshmërinë e tyre. Imam Tirmidhiu përdor nëntë terma të ndryshëm. 1) Sahih: quhet ai hadith ku të gjithë transmetuesit janë të besueshëm, ai ka fuqinë e ruajtjes dhe senedi i hadithit duhet ë shkojë deri tek profeti a.s pa ndërprerje, ai duhet të përputhet me transmetimet e transmetuesve të tjerë të besueshëm dhe nuk duhet të ketë asnjë të metë të fshehur në matan apo në sened. N.B. Imam Tirmidhiu nuk e quan kusht paraprak që një hadith sahih duhet të ketë disa zinxhirë transmetuesish. 2) Hasan: quhet ai hadith që nuk përmban transmetues të akuzuar për gënjeshtra, nuk është shaadh dhe është transmetuar nga më shumë se një sened. 3) Daif: quhet ai hadith ku transmetuesit nuk janë të besueshëm dhe nuk e kanë aftësinë e ruajtjes, ose ka një ndërprerje në zinxhirin e transmetuesve, ose hadithi është shaadh ose mualall. 4) Garib: sipas Imam Tirmidhiut hadithi klasifikohet garib për një prej arsyeve të mëposhtme: është transmetuar vetëm nga një zinxhir, në tekst është bërë shtesë, transmetohet nga zinxhirë të ndryshme transmetuesish, por në njërin prej zinxhirëve ka një shtesë në sened. 5) Hasan garib: Këto mund të kombinohen d.m.th hasan i referohet ndershmërisë së transmetuesve, ndërsa garib nënkupton se ai është i vetëm në transmetimin e hadithit. 6) Sahih gharib: Ky term nënkupton se hadithi është autentik, por ka vetëm një sened. 7) Hasan sahih gharib: Ky hadith është hasen përderisa ka zinxhirë të ndryshëm transmetuesish, është sahih përderisa zinxhirët janë të gjithë autentikë dhe është gharib sipas fjalëve që ka transmetuar Imam Tirmidhiu. 8) Hasan sahih: Ky term ka shkaktuar shumë pështjellim tek muhadithinët, përderisa hasan është i ulët se sahih. Ndërsa sahih tregon fuqinë e shkëlqyer të ruajtjes së një transmetuesi, hasen tregon pamjaftueshmëri në lidhje me këtë, prandaj duket se të dyja janë të kundërta dhe nuk është e mundur të përputhen. Mutekadimen kanë dhënë shumë shpjegime për këtë: Ibn Haxha ka përmendur se fjalë “av” nuk përfshihet dhe si rrjedhim hadithi do të jetë hasan ose sahih. 2 Ibn Salah është i mendimit se kur një hadith transmetohet me dy senede, njëri duhet të konsiderohet hasan dhe tjetri sahih. 3. Ibn Kethiri ka thënë se Imam Tirmidhiu ka krijuar një term të ri që nënkupton se hadithi është më i lartë se hasan por më i ulët se sahih. 4 Ibn Dakik ul Eid është i mendimit se sahih dhe hasan nuk janë të kundërta, por i përkasin të njëjtës kategori. Megjithatë hasan do të konsiderohet si më e ulët se sahih kështu që të dyja mund të kombinohen. Ky mendim është pëlqyer më shumë nga muhadithinët. Përfundim Në shekullin e tretë pas hixhretit u përpiluan shumë koleksione hadithesh. Imam Tirmidhiu ishte njëri prej atyre dijetarëve, të cilët kanë kontribuuar shumë në fushën e hadithit. Sot bota moderne i detyrohet shumë Imam Tirmidhiut për përpilimin e tij të hadithit. Allahu na e mundësoftë të përfitojmë nga ky koleksion tepër i çmuar i hadithit.
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 08:20:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015