Imami shqiptar: Ndërhyrja në Siri është e vonuar! Amerika - TopicsExpress



          

Imami shqiptar: Ndërhyrja në Siri është e vonuar! Amerika është e vonuar në ndërhyrjen e saj në Siri. Edhe një balenë po të kishte vdekur, do ishte ngritur komision, jo më për Sirinë, ku kanë vdekur 150 mijë njerëz”. Kështu shprehet imami i xhamisë së “Rrugës së Kavajës” në Tiranë, Ahmed Kalaja, për VP. Ai është një prej shqiptareve që e njeh prej vitesh Sirinë dhe situatën atje, për shkak se ka studiuar në Damask, dhe ka ndjekur me vëmendje gjatë këtyre viteve ngjarjet që e kanë përfshire ketë vend. Për imamin Kalaja, Rusia dhe Kina, të cilat duket se janë në mbështetje të politikave të Asad, po e bëjnë këtë vetëm për qellim përfitimi ekonomik. Sipas imamit, kjo luftë duhej të kishte marrë fund me kohë, pasi zemërimi i popullit është i madh. Shqipëria numëron 100 persona të kenë përfunduar studimet në Siri, ndërsa në vendin tone jetojnë fare pak shtetas sirianë. cl 77news.al
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 09:12:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015