Info : Turqia me spitalin më të madh në Evropë E mërkure 18 - TopicsExpress



          

Info : Turqia me spitalin më të madh në Evropë E mërkure 18 Shtator 2013 15:56 Turqia është duke ndërtuar kampusin Bilkent të Ankarasë, i cili është i gatshëm për të shërbyer si kompleksi më i madh shëndetësor në Evropë. Kryeministri turk, i cili ishte i pranishëm në ceremoni, po shoqërohej nga ministrat dhe autoritetet e nivelit të lartë. Kampusi Bilikent është pjesë e një projekti i cili përfshin ndërtimin e 15 spitaleve me kapacitet për mbi 4000 shtretër dhe 100 dhoma të pajisura plotësisht me mjete operative. "Me këtë projekt të ri, cilësia e shërbimit për pacientët në spitale do të përmirësohet," tha Erdogan. Faza e projektit pritet të përfundojë në 30 muaj. Ndërkohë, Ministri turk i Shëndetësisë Mehmet Muezzinoglu theksoi se Turqia është bërë një model për shumë vende në fushën e shërbimeve shëndetësore. Turqia ndërmarrë reforma të hatashme në fushën e shëndetësisë, dhe është bërë lider rajonal për shëndetësi. Cmimet dhe kualitetet e saj dallojnë dukshëm me ato të vendeve fqinje.
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 00:19:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015