Info rreth Dom Nikoll Kacorri Te lapidari Në një fushë me - TopicsExpress



          

Info rreth Dom Nikoll Kacorri Te lapidari Në një fushë me bar, rrethuar me gardhe pronarësh ndodhet edhe një lapidar kushtuar veprës së dom Nikoll Kaçorrit. Pranë tij ndodhen rrënojat e shkollës 8 vjeçare që mbante emrin e tij. Martin Rajta një banor i mbetur i fshatit Krej-Lurë thotë se jemi shumë të kënaqur që një figurë e tillë kombëtare ka lindur në fshatin tonë. Ai thotë se ndihemi krenarë për këtë, por kërkojmë që kjo të vlerësohet edhe nga të tjerë, që ky fshat të ketë një muze kushtuar kësaj figure të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare. Dom Nikoll Kaçori, harresë e qëllimshme në dy kohë Vetë dom Nikoll Kaçorri nuk e pati aspak problem që të anashkalonte pozicionin e tij si klerik dhe të merrej me politikë kombëtare. Ai këmbëngulte që meshat në Kisha për shqiptarët të ishin në shqip, ndërkohë realizon një aktivitet të gjerë për pavarësinë e Shqipërisë. Pikërisht ky veladon do t’i kushtonte me harresë, sidomos pas ardhjes së komunizmit në vendin e tij. Megjithëse në nderim të tij u ndërtua një lapidar, dhe një shkolle iu dha emri i tij, këto u bënë në fshatin e tij të lindjes, një fshat larg pjesës urbane, ku disa muaj në vit, është i mbuluar nga bora dhe acari i akullt. Tipik është fakti se në filmin “Nëntori i Dytë” ka një ngjarje të shëmtuar që pak kush e ka vënë re përveç ideatorëve të asaj skene turpi. Nga vëzhgimi i hollësishëm i pamjeve rezulton të ketë firmosur edhe një firmëtar me veladonin e priftit që nënkuptonte dom Nikoll Kaçorrin, por në daljen e njohur në ballkonin për deklarimin e shpalljes së Pavarësisë, dom Nikoll Kaçorri nuk figuron më aty, madje është zëvendësuar me dy të tjerë. Gjatë gjithë kohës së komunizmit nuk u bë asnjë përpjekje për gjetjen e eshtrave ku ishin varrosur në Vjenë të Austrisë, ku vdiq në vitin 1917 nga një sëmundje e rëndë. Por edhe në kohën tjetër, pas ardhjes së demokracisë, dom Nikoll Kaçorri u godit po aq rëndë si në komunizëm, teksa arkivoli me trupin e tij me të zbritur në Rinas, pas gjetjes së tyre në Vjenë, u lanë në tokë si të ishin plaçka të rëndomta, dhe pasi bënë disa xhiro në transportierin e valixheve, dhe më pas u vendosën në një karrocë mallrash për tu nxjerrë jashtë godinës së aeroportit. Kjo ngjarje e rëndë fotot e të cilës në pak minuta bënë xhiron e botës, ndodhi vitin e shkuar, ndërsa protokolli i shtetit nuk u duk askund, për të kryer detyrimin mimimal ndaj një ndër figurave më të rëndësishme të historisë së shtetit shqiptar. Po ashtu tre ditë më vonë, në ceremoninë e ri-varrimit në kishën e Durrësit, politika nxitoi të shfaqej për të fituar pikë në nderim të dom Nikoll Kaçorrit, por harroi se në një tempull të shenjtë, aq më tepër në një ceremoni varrimi, nuk duhet të artikulohet politikë bunkeriste e ditës me sulme ndaj kundërshtarëve, duke deklaruar në Kishë si më poshtë: “Natyrisht, sot na del para ndonjë Haxhi Qamil, sërish bërtet “rroftë baba!”, por këto janë donkishotër te historisë, hapin tonë, vullnetin tonë, vendosmërinë tonë për të ecur drejt Evropës, nuk do të mund ta pengojë asgjë..” Skeda personale: Emri: Nikollë Mbiemri: Kaçorri Lindi më: 1862 Vendlindja: Krejë Lurë Vdiq më: 29 maj 1917 Profesioni: Klerik, Aktivist, Politikan. Aktiviteti: Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, Zv/Kryeministër, themelues e alfabetit shqip. Televizioni i Prizrenit, një dokumentar për Dom Nikoll Kaçorri në 100 vjetorin e Pavarësisë Prej disa muajsh televizioni i Prizrenit po punon intensivisht për realizimin e një dokumentari kushtuar jetës dhe veprës patriotike të Dom Nikoll Kaçorrit. Një ekip specialistësh të këtij televizioni i kryesuar nga drejtori Mifail Bytyqi kanë lëvizur intensivisht në zona të ndryshme të Shqipërisë, aty ku edhe ka qenë shtrirë aktiviteti fetar dhe patriotik i nën kryetarit të qeverisë së parë të Shqiptarëve. Enver Sulaj gazetari i njohur i zonës, thotë se dokumentari do të jetë gati në kuadër të festimeve të Pavarësisë së Shqipërisë, ku edhe do të transmetohet në disa televizione të rëndësishme shqiptare. Z. Sulaj thotë se që në fëmijëri në Prizren, kam qenë i njohur me veprën patriotike të priftit atdhetar, madje kujton se që në vogëli kanë qenë prindërit e tij dhe xhaxhai që në raste gëzimesh këndonte një këngë shumë të vjetër për Dom Nikoll Kaçorrin, vargjet e së cilës i kujtoj edhe sot. Pikërisht kjo ka qënë një shtysë pse së bashku me drejtorin Bytyqi, mbështetja e të cilit është shumë e rëndësishme, vendosëm të realizojmë një dokumentar të tillë. Enver Sulaj thotë se kemi gjetur material shumë interesant në Arkivin e Shtetit Shqiptar, ndërkohë që eksplorimi do të vijojë edhe në Vlorë ku është shpallur Pavarësia dhe ku u vendos selia e qeverisë ku shërbeu Kaçorri.
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 17:47:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015