Inspektorati policor arreston zyrtarin policor i dyshuar për - TopicsExpress



          

Inspektorati policor arreston zyrtarin policor i dyshuar për vrasje Më 2 nëntor 2013, rreth orës 16:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion së në qytetin e Skenderajt, në rrugën “Skenderbeu”, në afërsi të xhamisë ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë e këtij incidenit një person ka mbetur i plagosur. Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar V. G. pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës B. B. Viktima e këtij rasti si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë rreth orës 16:30 në emergjencën e spitalit të Skenderajt. Bazuar në autorizimet ligjore që ka Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), hetuesit e saj kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e forenzikës janë akoma duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes në vendin ku ka ndodhur incidenti në konsultim edhe me prokurorin që është prezent aty. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se deri te ky incident ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që ka ndodhur në mes të dy personave, ku si pasojë e saj ka ardhë edhe deri te vrasja me armë zjarri. Personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është suspenduar nga detyra. Si pjesë e procedurës hetimore IPK ka konfiskuar një armë GLOCK 9x19 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast dhe një karikator me 13 fishekë 9mm. Rasti është klasifikuar si vrasje bazuar në nenin 178 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë incident do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës. mitrovicatoppress
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 20:38:43 +0000

Trending Topics



ter Needed! Meet Oxford! This handsome

Recently Viewed Topics




© 2015