Instat: Permirsohet defiçiti tregtar. Në Shtator 2013 u - TopicsExpress



          

Instat: Permirsohet defiçiti tregtar. Në Shtator 2013 u eksportuan 21,345 mln lekë mallra, me rritje 17.6 përqind në krahasim me Gusht 2013 dhe rritje me 11.1 përqind në krahasim me Shtator2012. U importuan 41,881 mln lekë mallra me ulje 1.2 përqind në krahasim me Gusht 2013 dhe ulje 10.0 përqind në krahasim me Shtator 2012. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 20,536 mln lekë, duke shënuar një ulje prej 15.3 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 24.8 përqind krahasuar me Shtator 2012. Tregtia me vendet e BE është 66.4 përqind. Partneret kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 36 përqind, me Greqinë është 6.7 përqind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin: Itali, SHBA, Turqi dhe për importin: Itali, Kosovë, Rusi, Ukrainë, Zvicër.
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 13:18:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015