Instituti i Studimeve për Çamërinë ka kënaqësinë të ndajë - TopicsExpress



          

Instituti i Studimeve për Çamërinë ka kënaqësinë të ndajë me ju numrin e pestë të newsletter-it tonë. Këtë newsletter, siç e dini, kemi vendosur ta quajmë THYAMIS. Qëllimi është zvogëlimi i hendekut aktual informativ mbi çështjen çame duke aspiruar paraqitjen e fakteve historike, propozimin e analizave cilësore dhe të pavarura që shkon përtej deklaratave të politizuara mbi këtë çështje themelore. Ky buletin informativ, edhe këtë herë, vjen në dy gjuhë, në shqip dhe anglisht, me synimin për të mbuluar një audiencë të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në brendësi do të gjeni: intervistën me studiesin e ri italian Donato Martucci, analizën e profesorit të nderuar Enver Kushit, pasqyrimin e aktiviteteve të fundit të Institutit të Studimeve për Çamërinë, si edhe një biografi të dëshmorit Ali Demi. Lexim të këndshëm! Ju ftojmë të lexoni kopjen elektronike të këtij numri, por edhe të numrave të kaluar! Versioni shqip: cameriainstitute.org/Newsletters.html Versioni anglisht: cameriainstitute.org/English/newsletterseng.html Instituti i Çamërisë cameriainstitute.org Test demo blog
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 12:01:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015