Inter-Juventus, nis “lufta e ftohtë” mes tyre Nëse në të - TopicsExpress



          

Inter-Juventus, nis “lufta e ftohtë” mes tyre Nëse në të kaluarën Juventusi dhe Interi nuk kurseheshin të lëshonin vrer kundrejt njëri-tjetrit me akuza për vjedhje, doping dhe spiunazh, që çuan deri në çështjen “Calciopoli”, së fundmi këto dy skuadra duket se kishin vendosur paqen mes tyre. Por, për faj të një kiliani dhe një zvicerani, që i interesojnë Interit, është rindezur një luftë e ftohtë mes dy kampeve, një luftë që pritet të bëhet edhe më e ashpër në ditët e ardhshme të kësaj merkatoje verore. Fakti është që zikaltrit kanë nisur të shkelin rregullat e merkatos dhe kanë kontaktuar direkt me dy juventinët, ndërsa juventinët sapo kanë mësuar këtë lajm nuk janë ankuar, por dolën në kundërsulm dhe i janë përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Sulm interist Drejtuesit zikaltër kanë nisur të luajnë pisët në prapaskenë kundrejt dy futbollistëve të Juventusit. Teksa prej kohësh njihet interesimi i Interit për mesfushorin Mauricio Isla me të cilin ka pasur edhe kontakte personale, media italiane thekson se disa prej agjentëve të merkatos të klubit të Moratit kanë kontaktuar personalisht edhe me mbrojtësin e djathtë zviceran, Stefan Lishtsteiner. Ky fakt ka tërbuar bardhezinjtë, të cilët tashmë do kërkojnë të vështirësojnë në maksimum çdo mundësi marrëveshjeje që lidhet sidomos me Islan, duke qenë që ky i fundit kërkon të largohet drejt Milanos. Kundërpërgjigje bardhezi Por edhe Juventusi nga ana e tij nuk ka kërkuar të qetësojë situatën, përkundrazi. Drejtori sportiv, Fabio Paratiç, ka marrë guximin të bisedojë personalisht dhe gjatë me mbrojtësin zikaltër, Andrea Ranokia, që trajneri Maxarri e ka nxjerrë në merkato. Paratiçi i ka kërkuar 25-vjeçarit që të marrë një vendim për t’u transferuar në Torino dhe brenda kësaj jave presin një përgjigje. Por në të njëjtën kohë, drejtori sportiv i Juves ka nisur bisedimet edhe me mesfushorin e Udinezes, Dusan Basta. Lojtari i krahut të djathtë është prej kohësh një objektiv i Interit, por “Zonja” po mendon që të futet në tratativë për serbin. Për t’u hakmarrë ndaj Interit dhe duke përfituar nga marrëdhënia e shkëlqyer me Udinezen, ata do provojnë të bëjnë të tyrin 28-vjeçarin, që vlerësohet 9 milionë euro. Me pak fjalë, lufta e ftohtë mes Juventusit dhe Interit ka rinisur…
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 13:30:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015