Inter-Thohir, edhe nje jave dhe pastaj gjithcka do te jete - TopicsExpress



          

Inter-Thohir, edhe nje jave dhe pastaj gjithcka do te jete vendosur: Ne ditet ne vazhdim (nga e hena e me pas), presidenti zikalter do te takoje Indonezianin per te vene pikat mbi ‘i’. Do te kete nje shitje, por jo shumicen e aksioneve. Sipas Sky shifra e perfolur do te jete nga 30% deri tek 40%. Pra do te jete nje minorance por goxha e madhe, dhe me pas do te vendoset nese gradualisht manjati indonezian do te mare ne dore klubin ose jo, kjo do te varet nga vullneti i Morattit. Sot ne darke, pas mbledhjes se CDA te Interit, padroni zikalter ka thene: “Ka vullnet per te bere dicka per te miren e Interit!”. Dhe nese e mira e Interit eshte qe te hapen dyert per nje aksioner te ri, Moratti do ti shese ato aksionet, por Presidenti eshte aksioneri me i madh, dhe sido qe te shkojne punet nuk do te kete jo me pak 51%.
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 22:43:37 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015