Inter, ja 3 "dhuratat" e Thohir OBIANG – Mesfushori i - TopicsExpress



          

Inter, ja 3 "dhuratat" e Thohir OBIANG – Mesfushori i Sampdorias, Pedro Obiang, me shumë mundësi, do të jetë blerja e parë e Interit gjatë merkatos së janarit. Pas paraqitjeve mjaft të mira me skuadrën nga Genoa këtë sezon, mësohet se skuadra zikaltër ka prenotuar shërbimet e lojtarit me origjinë nga Guinea Ekuatoriale. 21- vjeçari ndiqet me mjaft kureshtje edhe nga Marseja, Juventusi dhe Napoli. Deri më tani, Sampdoria nuk ka bërë publike asnjë shifër, por mendohet se djaloshi me pasaportë spanjolle mund ta largohet për 12-13 milionë euro HOLTBY – Objektivi i madh i Walter Mazzarrit quhet Lewis Holtby. Fantazisti 24-vjeçar i Tottenham nuk ka më një vend në ekipin e parë, ndaj mund të kërkojë që të largohet nga “White Hart Lane”. Interi kërkon ta marrë gjermanin në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Një opsion i tillë do të ishte mjaft i pëlqyeshëm edhe nga ekipi londinez që e afroi Holtby-n, që ishte në muajt e fundit të kontratës me Schalke 04, për vetëm 2 milionë euro. XABI ALONSO – Gjatë kësaj periudhe, Interi tenton të arrijë te një tjetër lojtar, i cili ka të njëjtat probleme si Holtby-n. Flasim për Xavi Alonson, i cili aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë. Te Real Madrid mesfushori me eksperiencë është "kyçur" në bankinë nga mesfushorë si Khedira, Casemiro, Modriç dhe Illarramendi. #Casper
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 10:54:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015