Intervista botuar ne Gazeta Telegraf Intervista/ Flet - TopicsExpress



          

Intervista botuar ne Gazeta Telegraf Intervista/ Flet Endokrinologia e Klinikës Italiane, Lucia Congedo Shenjat kryesore të diabetit, personat e rriskuar dhe terapia për diabetin e tipit 1 dhe 2 Diabeti i tipit dy shkakton keqfunksionim të trurit. Studimi i fundit i Shoqatës Amerikane të Diabetit thekson faktin se krahas shumë patologjive të tjera të shkaktuara nga diabeti, diabeti i tipit dy është shkaktar për shumë patologji të trurit, përfshirë dhe sëmundjen e Alzheimer-it. Endokrinologia dhe diabetologia e Klinikës Italiane, Dr. Lucia Congedo, në një intervistë për “Telegraf” sqaron se kjo patologji nuk është e pakurueshme. “Diabeti I tipit 2 nuk është i pakurueshëm. Diagnostikimi në kohë dhe një trajtim i duhur mund të japë shumë shpejt rezultatet e duhura.” Më pas Dr. Congedo sqaron se “me zhvillimin e sëmundjes, identifikohet një “mekanizëm” i cili ngrihet, për shkak të rritjes së vazhdueshme të nivelit të sheqerit në gjak dhe të rezistencës ndaj insulinës. Ky “mekanizëm” vendos një situatë inflamatore, ku enët e gjakut gjithnjë e më shumë ngushtohen dhe indet e trurit dëmtohen. Ndaj në rezultate të studimit të fundit, nënvizohet fakti se nëse pas moshës 65 vjeçare për një person normal, vëllimi i trurit ulet me 1% në vit, për një të sëmurë nga diabeti, mund të arrijë deri në 15%.” Znj. Congedo, çfarë është diabeti i tipit dy dhe cilat janë shenjat e para? Diabeti i tipit 2 karakterizohet nga rezistenca ndaj insulinës dhe nga një defiçit relativ insuline. Shfaqet zakonisht pas moshës 40 vjeç , por në disa raste mund të shfaqet edhe më herët sidomos në pacientët mbipeshë. Së fundmi diabeti shfaqet edhe ne femijët që kanë mënyre jetese jo të shëndetshme dhe bëjnë nje jetë sedentare. Shfaqja e sëmundjes nuk përbën manifestime shumë të dukshme. Është një sëmundje që përparon në fshehtësi dhe nuk shoqerohet me shumë simptoma. Diagnoztikimi me këtë sëmundje mund të ndodhë rastësisht pas ekzekutimit të një sërë analizash rutine, ose pasi të jenë shfaqur komplikancat dytësore që shoqërojne diabetin. Diabeti i tipit 2 është i lidhur shpesh por jo gjithmonë me mbipeshën dhe obezitetin. Është një patologji tek e cila faktori gjenetik në familje luan një rol të rëndësishem. Cili është trajtimi që ju ofroni në Klinika Italiane? Në Klinika Italiane ne kemi sjellë eksperiencën më të mirë të Torvergatës, duke I ofruar pacientëve një trajtim të mirë, efikas për problemet endokrionologjike dhe për diabetin. Përsa i përket diabetit të tipit 2, përgjithësisht terapia bazohet në adaptimin me një stil jetëse korrekte e cila përfshin një regjim alimentar dhe aktivitet fizik konstan, të moderouar por i rregullt. Ne u ofrojmë pacientëve një regjim të ri ushqimor, sasitë që duhen konsumuar, me synim që të mbahen nën kontroll paramentrat e diabetit. Gjithashtu mund të jetë i nevojshëm një trajtim farmakologjik. Nëse e gjithë procedura e deritanishme nuk është e mjaftueshme ose në rast controindicazionesh për përdorimin e ipoglicemizanteve orale , ndjehet e nevojshme përdorimi i insulinës. Në ndryshim nga pacientët me diabet të tipit 1 , personat qe vuajnë nga tipi 2 nuk janë në varësi të trajtimit me insulinë por mund të kenë nevoje per insulinë për të kontrolluar iperglicemitë. Cilat janë shenjat e diabetit të tipit 1? Diabeti i tipit 1 i quajtur ndryshe diabeti insulino dependent e ka gjenezën në moshë të re . Diabeti i tipit 1 shfaqet zakonisht ne femijëri ose gjatë adoleshencës . Kjo patologji shkaktohet nga shkatërrimi total ose i pjesshëm i qelizave pankreatike që prodhojnë insuline si rrjedhoje e nje përgjigje autoimune . Në disa raste mund te shfaqet disa ditë pas një semundjeje infektive .Për këtë motiv terapia farmakologjike e kësaj sëmundjeje është eskluzivisht trajtimi me insulinë, sipas konsultës së zhvilluar me mjekun. Shfaqja e kësaj sëmundje eshte e papritur dhe simptomat më klasike janë : etje e madhe dhe ndjenjë tharjeje të gojës, rritje në nivelet e urinimit gjatë ditës, rënje në peshë dhe ngadalësim i rritjes trupore, gjendje lodhjeje e konsiderueshme , vështiresi për t’u përqëndruar, ndjesi urie e vazhdueshme, infeksione periodike, shikueshmëria e turbullt dhe me njolla Iperglicemia (glicemia e lartë) , ne rast se nuk kontrollohet , mund te cojë ne ketoacidozë ( prezence e acetonit ne urine, dhe aromë te rendë ne frymën e pacientit). Kjo formë e rendë e manifestimit te sëmundjes është në rallim vitet e fundit si pasoje e optimizimit te terapisë. Cilat janë faktorët e rriskut të diabetit të tipit 1? Rastet me diabet të tipit 1 janë në rritje për arsye ende të panjohura. Mendohet që rolin kryesor e luajne faktorët rrezikues Faktorë rrezikues si ambientale, apo rritje në moshën e femrave që lindin femijë , apo faktorë alimentarë (dieta që frekuentojmë), ekspozimi ndaj infeksioneve virale mund të bëhen shkaku i pikënisjes së reaksioneve autoimunitare , ose të përshpejtojnë shkatërrimin e filluar të qelizave Beta pankreatike. Cila është terapia për diabetin e tipit 1? Në Klinikën Italiane ofrohet ndjekja dhe trajtimi i dibatetit të tipit 1, duke këshilluar në çdo çast që pacienti krahas terapisë,të ndjekë një dietë të shëndetshme të shoqëruar me aktivitet fizik në mënyrë që te arrihet një kontroll i duhur për nivelet e glicemisë. Rëndësi thelbësore në terapinë diabetit të tipit 1 ka autokontrolli i glicemisë. Kjo e fundit ka te bëjë me kontrollin ditor vetjak te glicemisë në gjak.
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 15:10:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015