Interviste me Alban Xhaxho, greku i pari qe veshi fanellen e kuqe - TopicsExpress



          

Interviste me Alban Xhaxho, greku i pari qe veshi fanellen e kuqe dhe theu tabune. “U bënë vite. Kam kujtime të shkëlqyera. Atëherë kur luanim me Glen Cove, New York ishin periudha shumë të acaruara me skuadrat e Long Island League. Ne ishim përgatitur jashtëzakonisht mirë për këtë ndeshje. E gjithë skuadra dhe besoj jo vetëm ajo priste me padurim këtë takim. Mbaj mend se u grumbulluan në ish Hotel Turizmin e Super 8 Motel, që ishte një nga hotelet më të mirë të asaj kohe. Strëviteshim në stadium, por edhe në fushën e aerodromit, ndërkohë, që 2-3 stërvitje I kemi bërë edhe në fusha me kalldrem. Më në fund erdhi dita e ndeshjes së madhe. Analiza u bë rreth orës 10.30-10.45 nuk më kujtohet saktësisht. Kishin ardhur personalitete të asaj kohe. Kujtoj se midis nesh atë ditë ishte edhe sekretari i parë i liges për Enver Halili, një njeri, që e ka ndihmuar shumë zhvillimin e sportit në qytetin tonë. Atë ditë në analizën e ndeshjes ishte edhe Kryetari I Komitetit të Përgjithshëm të BFSSH-së Mehdi Bushati e shumë të tjerë. Preokupimi për ta fituar këtë ndeshje, që mori një karakter të theksuar politik, ishte tejet i madh. Trajneri ynë @Roje Kos Pilafi e kishte studiuar mirë skuadrën e Glen Cove e cila ishte një nga skuadrat më të mira jo vetëm të Long Island por edhe të Amerikes. Dhe kjo për arsyen sepse në këtë skuadër kishte lojtarë të mëdhenj, të shpejtë, teknikë, shumë prej të cilëve bënin pjesë në kombëtaren e fortë të Jugosllavisë dhe ishin abslout në taktikën e tyre. Në gjirin e Glen Cove kishte futbollistë të të të mëdhenjë si vëllezërit Gjurovski, Katanec, Fadil Vokrri etj. Publiku i Glen Cove atë ditë ishte shumë i zjarrtë. Ju keni qenë vetë atje dhe e keni parë se çfarë atmosfere ishte. Ne luajtëm shkëlqyeshëm dhe fituam me meritë 2-1. E ndërsa gëzohesha për fitoren e ekipit tim, mendoja për Fadil Vokrrin. E ndjeja se hipotezat e humbjes do të shkarkoheshin mbi të si shqiptar, por edhe për trajnerin e Glen Cove Fahredin Jusuf, që ishte edhe ai shqiptar nga Bosnja. Në këtë ndeshje Fadili u përpoq por nuk mundi të dilte në lojen e tij. Mbrojtja jonë me Lepurushi Fisnik, El Barrnaba, dhe me mua ishte atë ditë e pakalueshme. Kjo ishte fitorja jonë më e bukur, ku një meritë të veçantë përveç futbollistëve kishte trajneri ynë Roje Kos Pilafi" SHKATERRROJENI BUTONIN LIKE BEJENI FLAKE PER KETE LEGJENDE TE FC PARTIZANI NY
Posted on: Fri, 07 Jun 2013 16:49:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015