Intuita Megjithëse e quajmë ndjesi të brendshme, “shqisë - TopicsExpress



          

Intuita Megjithëse e quajmë ndjesi të brendshme, “shqisë të gjashtë” etj., të gjithë e kemi përjetuar intuitën në një situatë apo në një tjetër. Sigurisht, ndjenjat e brendshme shpeshherë janë të gabuara, por ato duken se janë të vërteta në shumicën e rasteve. Shumë njerëz besojnë se intuita është një formë fuqie psikike, një mënyrë për të futur misterin apo njohuritë e veçanta rreth botës së të ardhmes. Psikologët vërejnë se njerëzit në mënyrë të pavetëdijshme marrin informacion rreth botës që na rrethon, duke na udhëhequr në një skenë të dukshme ose informacion të njohur, pa e kuptuar saktë se si apo përse e dimë. Por rastet e intuitës janë të vështira për t’u provuar apo studiuar dhe psikologjia mund të jetë vetëm një pjesë e përgjigjes. Nga përkufizimi, intuita nuk ka vlefshmëri objektive. Gjithsesi është shumë e përhapur si një fenomen i dukshëm. Për këtë arsye është bërë subjekt i studimeve në Psikologji, si edhe çështje e interesit për të mbinatyrshmen. Intuita supozohet të jetë një formë e hyrjes së drejtpërdrejtë. Por, hyrje e drejtpërdrejtë në çfarë? Ndoshta intuita është mënyra e mendjes për të ndërvepruar drejtpërdrejt me idealet platonike apo esencat fenomenologjike. Kanti ka thënë se si hapësira, ashtu dhe koha janë të lidhura me intuitën. Me fjalë të tjera, ai mendonte se shqisat ndërveprojnë me intuitat tona transcendente për të prodhuar një njohuri sintetike a priori. Seria e të dhënave të përftuara nga shqisat tona apo përvojat shqisore përbëjnë intuitën. Dikush mund të argumentojë se intuita është e pavarur nga shqisat tona. Kështu që këto mund të mos jenë pasojë e informacioneve shqisore të llogaritjes apo të procedimit dhe manipulimit të së njëjtës. Bergson-i e përshkruan si një lloj intuite empatike instiktive, e cila percepton objekte dhe njerëz, identifikohet me ta dhe në këtë mënyrë derivon njohuri rreth absolutes. Spinoza mendonte se njohuria intuitive është më superiore (si njohuri empirike dhe njohuri shkencore). Ajo bashkon mendjen me qenien e përjetshme dhe zbulon atë në një univers të lashtë e të shenjtë. Por a janë intuitat me të vërtetë a priori apo zhvillohen si përgjigje të një realiteti relativisht të qëndrueshëm në ndërveprim me të? A kemi pasur intuita në një univers kaotik, kapriçioz, të paparashikueshëm dhe të parregullt?
Posted on: Mon, 21 Oct 2013 10:33:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015