Irani rishfaqet me tezën nukleare. Rouhani: Është e drejta - TopicsExpress



          

Irani rishfaqet me tezën nukleare. Rouhani: Është e drejta jonë kombëtare Ndryshimi politik i ndodhur në Iran, ndonëse ka sjellë në krye të vendit një reformator, nuk ka zhvendosur nga axhenda e këtij vendit temën e pasurimit të uranit. Në një deklaratë të vetën, presidenti i sapozgjedhur, Hasan Rouhani ka kërkuar nga Perëndimi që t’i njohë Iranit të drejtat e veta edhe në këtë drejtim, për sa kohë që komuniteti ndërkombëtar ka përcaktuar standarde të qarta. “Perëndimi duhet të njohë të gjitha të drejtat e e kombit iranian, përfshirë ato bërthamore dhe për pasurimin e uranit në territorin e vet në kuadër të rregullave ndërkombëtare”, është shprehur ai i cituar nga agjencia e lajmeve Fars. Duke folur gjatë një parade ushtarake ai ka theksuar se Irani është i gatshëm për marrëveshje nëse negociatat nuk kushtëzohen. Kështu pavarësisht të gjithave, Teherani zyrtar ka ridalë në skenë me apelin për mbrojtje të të drejtave të veta dhe e ka bërë këtë në një kohë kur Perëndimi është i zënë ngushtë me faktimin e përdorimit të armëve kimike nga regjimi sirian i Bashar al Assad. Më tej akoma, Irani ka bërë të ditur se që nga dita e nesërme, Teherani zyrtar do të marrë nën kontroll centralin bërthamor civil të Bushehrit, ndërtuar nga rusët e që do të mbetet nën garancinë e këtyre të fundit edhe për dy vjet të tjerë. Bushehr është i vetmi central bërthamor iranian, por për programin e të cilit ka dyshime se fshihen qëllime ushtarake. impakt.al/bota-rajoni/irani-rishfaqet-me-tezen-nukleare-rouhani-eshte-e-drejta-jone-kombetare
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 22:49:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015