Isa Ferizaj EMRIN TËND KOHËRAT E MBAJNË (Me rastin e 1005 - TopicsExpress



          

Isa Ferizaj EMRIN TËND KOHËRAT E MBAJNË (Me rastin e 1005 – vjetorit të lindjes së ENVER HOXHËS) Sa shumë vitet, kohërat, për ku vrapojnë?! Sa mirë, urtësisht, me ne kohërat kuvendojnë! Se historinë, që shkruajnë, shekujve nëpër mote; S’mund ta shlyejë, as tërë çmenduria e kësaj bote! Në vrapim kohërat, ato rendin herë për herë; Si Piramidën e Keopsit, mrekullie e kohës; Ngriten kohërat si flamur, emrin tënd, o Enver; Se ra jeta buzë greminës, thua se erdhi fund i botës! Valëvitet nëpër shekuj, sa here rrezet i lëshon Diellit; Urtësi e mendjes Tënde, në tramundana, fllad i prillit! S’mund ta vrasin të zezat stinë, Diellin që na ndrin; Midis reve, në kupë të qiellit, ndrin Enveri, me lavdinë! Nëpër ujëra si të Valbonës, rrjedh mendimi Yt kristal; Përmbi bjeshkë, prap Ti ngrihesh, porsi mali përmbi mal! Rendin kohërat bashkë me Ty, je toTi, urtësia, madhështia; Të rejat kohëra sapo lindin, të gjëjnë Ty tek pavdekësia! Emrin Tënd kohërat e mbajnë, se ua fale urtësinë; Nëpër netë edhe shqota, në zemer fute Shqiperinë! Rrafsh me popull Ti u ule, hallet qave, rrugën ia tregove; Si Skenderi, për Atdhe bëre bashkim, Kombin e shpetove! Sa ishe midis neshë, as çakalli, as hiena s’na kafshoi; Se shpata jote në krah të lavdisë, ditë – netët ua shkurtoi! Sot ka mbirë ligësia, poshtërsia e, tradhëtia po hedh valle; Vajtojnë malet, se pa zot Shqiperia, rënë ka, gjëmë e madhe! Flamuri Yt me yll, si fitimtar më s’valon, nuk duket asgjëkundi! Shqipja, si jetime mbetur ka, porsi sorrë në atë fushë gjaku; E përdhosin, shpërfytyrojnë, ca “shtetarë” me surrat majmuni; Na zhvaten, dogjen, vranë e prenë, na i mbollën ferrat tek pragu! Sa shumë të thërrasin kohërat Ty, o Dielli ynë, o Enver! S’është mësuar kurr shqiptari, që t’i shesë liri, as nder! Ti na mësove, o Enver, se më shumë se, edhe jeta; Vlen liria, mëmëdheu, nderi, krenaria, e verteta! Pa Ty kohërat shurdh - memece, prapa rendin, s’dinë ku mbyten; Në ballë të paten, flamur Ty, me ligësitë ato u përfyten! Serish të thërrasin kohërat, Ty shpetimtarin, kryelavdinë; Të na i shpetosh Ti, emrin edhe nderin, se të dyja na e nxinë! Kur flisje me zë burri për lirinë, shpresë, besim, për njerëzinë! Se zëri Yt e dridhte tokën, ndizte zemrat, me miliona për lirinë. Ende sot gjemon ai zë, e përcjellin shekujt si amanet; Është kushtrim e, për bashkim, zëri Yt, sërisht na thërret! Sa shumë kohërat venitur, si të vdekura, pa zërin Tënd! Popujt ngelë kanë si jetimë, Ty t’kerkojnë në çdo vend. Sa shumë vlerat po të rriten, në këtë botën e pashpresë! Njerëzimit, sa shumë i duhesh, që historia të marrë kthesë! Sa herë të vijë tetori Yt, gjashtëmbëdhjeta, e Jotja datë; Do t’na i ndezi zemrat prush e, Atdheut gjoksin, flakë! Do t’i ngrohë prushi motet, flaka jote, kohërat do t’i ndrijë; Urtësia Jote, diell për kohërat, n’ballë të shekujve do të prijë! Prap flamuri Yt do të valvitet e, ylli Yt i fitimtarit do të rritet; Bashkë me shqipen edhe gjakun, emri Yt iu bashkangjitet! Kombi Ty nuk të harron, rrojnë kohërat dhe, Tetori Yt rron; Përmbi netë e pabesi, nëpër kohëra, emri Yt dritë vezullon! Do të rrojë emri Yt, Enver, se Shqiperia quhet e, Enver Hoxhës! Ti ia fale emrin, zemren Tënde epokës, ajo quhet, Enverjane! Ti çfarë pate më të mirën, ia fale kombit edhe kohës; Rrojnë Atdheu, zemra e Kombit, rron dhe zemra Jote vigane! Tiranë, me 14. 10. 2013.
Posted on: Mon, 14 Oct 2013 19:47:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015