Isa Mustafa: Garantojmë transport publik efikas dhe modern për - TopicsExpress



          

Isa Mustafa: Garantojmë transport publik efikas dhe modern për kryeqytetin Projekti i transportit publik të Prishtinës 2014-2020 ka qenë në agjendën tonë jo vetëm gjatë fushatës. Duhet cekur se NPK Trafiku Urban ka kaluar nga Agjencioni i Privatizimit të Kosovës në menaxhim të komunës në qershor 2012. Para kësaj kohe, komuna e ka pasur të pamundur të ndërmarrë ndonjë reformë në këtë kompani. Prej atëherë, kjo kompani është transformuar tërësisht. Projekti i trafikut urban për Prishtinën 2014-2020 është punuar me ndihmën e USAID dhe ka zgjat më shumë se një vit. Janë zhvilluar hulumtime, anketime, punëtori dhe vizitave studimore. Shumë çështje të definuara në këtë studim janë marrë edhe nga parti të tjera, gjë që bën të besojmë edhe më shumë në këtë projekt. Dokumenti studimor ka 121 faqe. Projekti është i qëndrueshëm ekonomikisht, bazohet në Planin Zhvillimor Urban dhe atë Komunal të Prishtinës dhe është plotësisht i zbatueshëm. Momentalisht, NPK Trafiku Urban ka një lokacion prej 8.76 hektarë, objekti i mirëmbajtjes 6,800 m2, objekti i administratës, 13 autobusë në linjën 4. Përveç kësaj janë 25 operator privatë të angazhuar në linjat 1,2 dhe 3. 1. Synimet e projektit Ne synojmë që përmes këtij projekti të arrijmë: · Transport publik modern, · Sistem të integruar të të transportit, · orare efikase kohore. · Përmirësimi i transportin publik përmes autobusëve modern, të rehatshëm me emetime të ulëta të gazrave; · Sistem modern elektronik i biletave për transport publik të integruar; · Kosto e biletave e pranueshme për qytetarë; · Sistem i integruar i pagesave përgjatë parimit një udhëtim – një biletë, pavarësisht nga linjat; · Orar i harmonizuar dhe i besueshëm; · Transport publik i integruar; · Kompletim i rregulloreve të nevojshme bazuar në Ligjin për Transportin rrugor dhe Udhëzimeve Administrative; · Monitorimi i operatorëve të transportit publik nga zyrtarët kompetentë të Komunës; · Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës për zbatimin e rregullave në transportin publik; · Shkurtimi i kohës së udhëtimit; Është paraparë transport publik për: · 12 linja në zonat urbane, · 16 linja urbane-periferike, · Linjat me komunat fqinje. 2. Reformat e gjertanishme · Janë vendosur arkat fiskale, · Janë rritur të hyrat me për 25%, · Janë zvogëlua keqpërdorimi me biletat, · Është rrit besimi te qytetaret, · Janë vendos GPS ne te gjitha autobusët dhe veturat e Trafikut Urban, · Është rrit kontrolli nga zyra monitoruese, · Është permirsuar koha e lëvizjeve ardhje vajtje, · Është zvogëlua shpenzimi i karburanteve, · Është rrit besimi nga punëtoret për kompaninë, · Janë dhëne rrogat te kompletuara me fillim muaji , · Është fillua me riprogramim te borxheve, · Në webfaqen e Trafikut Urban mund te gjeni informata për të gjitha linjat e operatoreve. 3. Investimet në trafikun publik · Në dy vitet e fundit janë bërë 46 zgjerime për ndalje të autobusëve në zonën urbane dhe linjat urbano-periferike, në vlerë prej 190,000 euro, që ka rritur sigurinë në komunikacion dhe ka zvogëluar pengesat në rrugë gjatë zbritjes dhe marrjes së udhëtarëve. · Është planifikuar subvencionimi i transportit nga ana e komunës, duke blerë autobusë të rinj të standardeve evropiane EURO 5. Në katër vitet e ardhshme do të shpenzohen rreth 8 milion euro për këtë qëllim (nga dy milion për vit). Sivjet jemi në procedurë të blerjes së 30 autobusëve të rinj. Me këta autobusë do të menaxhojë Sektori Publik. · Sektorit Privat do t’i jepet mundësia që të pajisen me autobusë modern që ofrojnë komoditet dhe cilësi në shërbimin e transportit nën mbikëqyrjen e komunës. · Për shkak të numrit të madh të automjeteve që frekuentojnë qytetin, në unazën “Qendër” do të hartohet plani dhe filloi ndërtimi i “Qendrës inter-modale” në “Zonën industriale”, e cila mundëson transportin e kombinuar hekurudhor dhe rrugor të mallrave dhe pasagjerëve. Kjo zonë ka hapësirë të mjaftueshme për parkim dhe ndërtim të infrastrukturës së nevojshme. · Do të shqyrtohet organizimi i qarkullimit të komunikacionit në një kahje në unazën Qendër. Kjo mundëson: rezervimin e shtegut për autobus, transport më të shpejtë me orar të saktë, zvogëlim të kohës së pritjeve dhe qarkullim më të rrjedhshëm të automjeteve. Unaza “Qendër” përfshinë qarkoren nga rrethi te Komuna, rruga UÇK, rr.Migjeni, rr.Luan Haradinaj, rr.Kosta Novakoviq, Bulevardi Bill Clinton, rr.Eqrem Qabej, rr.Agim Ramadani deri te rrethi te Komuna. · Do të kompletohet kompleksi i garazhave pranë Qendërs Klinike Universitare të Kosovë, që do të vihet në shfrytëzim gjatë vitit 2014 me gjithsej 900 vend parkime. · Do të ndërtohen garazhe nëntokësore me partneritet publiko privat në disa lokacione. Momentalisht, është në procedurë lokacioni ndërmjet hotelit Grand dhe Pallatit të Rinisë ku parashihet ndërtimi i garazhës me 300 vend parkingjeve. 4. Orari i linjave do të jetë i harmonizuar me nevojat e qytetarëve dhe i saktë · Mëngjesi dhe piku i ditës: çdo 10 minuta; · Gjatë ditës: çdo 15-30 minuta; · Vikende dhe festa: çdo 30 minuta; · Gjatë natës: çdo 30 minuta në linjat sipas nevojës; · Zonat rurale – fshatrat I: çdo orë për një drejtim; · Zonat rurale – fshatrat II: çdo dy orë për një drejtim. Bashkëngjitur janë paraqitur në mënyrë grafike: Harta sipas zonave 1, 2 dhe 1+2 Harta e linjave në zonat urbane për kohen e ditës; Harta e linjave gjatë vikendeve dhe festave dhe Harta e linjave në zonat rurale (shih fotot bashkangjitur) 5. Informacioni për pasagjeret · Do të hapet Qendra e Shërbimit për Klientët (QSHK), e cila do të jetë e vendosur në afërsi të qendrës së qytetit. · Informatat online nga komuna dhe nga Ndërmarrja e Trafikut Urban lidhur me: oraret, ndalesat, linjat, hartat e rrjetit, çmimet e biletave, mënyrën e nxjerrjes së biletave etj. · Në qendrën e shërbimeve për klientët do të ketë edhe një numër të telefonit për informat të nevojshme te cekura më lartë për udhëtarë, i cili do të jetë I reklamuar në vend të dukshëm. · Në autobusët urban do të ketë ekran që ofron informacion në kohë reale për: numrin e linjës, ndalesat kryesore dhe ndalesat e ardhshme, duke treguar kohën e pritshme të arritjes në këto ndalesa - stacione. Emrat e ndalesave do të tregohen edhe me zë. · Numri i linjës dhe destinacioni do të tregohen në pjesën e përparmedhe në pjesën e pasme të çdo autobusi. · Në çdo autobus do të tregohet një hartë e rrjetit të linjave. 6. Transport publik inter-modal · Përdorimi i “Stacionit të autobusëve” në funksion të organizimit më të mirë të transportit urban. Komuna tash e ka ne menaxhim edhe “Stacionin e autobusëve” i cili krijon bazën e transportit të integruar ngase kjo është pika që mbledh udhëtarët nga të gjitha komunat e Kosovës dhe më gjerë. Në këtë pjesë të qytetit infrastruktura rrugore është e rregulluar mirë. · Komuna po ashtu do të rishikoi linjat e transportit publik në qytet që të lidhen me stacionin e trenit në fund të Arbërisë. (shih fotot bashkangjitur) 7. Monitorimi i transportit · Kontrollimi i transportit publik nga qendra monitoruese në komunë për të eliminuar pengesat në trafik. Komuna e Prishtinës ka ndërtuar qendrën e monitorimit e cila ka filluar punën me aparaturë moderne për monitorimin e sistemit të nyjeve semaforike. Qendër e cila do te shërbej edhe për monitorim te linjave te transportit publik , stacionit te autobusëve dhe parkingjeve nëntokësore · Është planifikuar montimi i kamerave në qytet, që do të jenë të lidhura me këtë qendër me qëllim të përcjelljes së funksionimit të komunikacionit në rrugët e qytetit, qarkullimit të automjeteve në pika të ndjeshme dhe ngritjes së sigurisë në komunikacion. · Po ashtu për autobusët e rinj është kërkuar të kenë pajisjet dhe sistemin teknologjik i cili do të lidhet me qendrën e monitorimit prej nga do të kontrollohet lëvizja e autobusëve, respektimi i orarit, vonesat etj. · Qendra e monitorimit do të jetë e lidhur drejtpërdrejtë me Qendrën e Shërbimit për Klientë, për të marrë dhe shkëmbyer të gjitha informacionet e nevojshme për transportin publik dhe udhëtarët. (shih fotot bashkangjitur) 8. Kujdesi ndaj kategorive të veçanta të qytetarëve · Transporti do të jetë falas për këto kategori: o Fëmijët nën 6 vjeç, o Personat me aftësi të kufizuara të të gjitha kategorive, o Udhëtimet në Ditën e Pavarësisë më 17 shkurt, o Zyrtarët policor dhe ushtarak që janë në detyrë, o Invalidët e luftës. o Pensionistët. · Transporti do të jetë me 50% më lirë për këto kategori: o Veteranët e luftës, o Familjarët e dëshmorëve, o Fëmijët 6-12 vjeç, o Studentët në arsimin e lartë.
Posted on: Tue, 26 Nov 2013 10:52:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015