Isco: Reali ekipi më i mirë në botë. Talenti i futbollit - TopicsExpress



          

Isco: Reali ekipi më i mirë në botë. Talenti i futbollit Spanjoll Isco flet si një lojtar i Real Madrid. I sapo shpallur kampion evrope me Spanjën e 21 vjecarëve, mesfushori i talentuar mundohet të jetë i matur pasi akoma nuk është zyrtarizuar blerja e tij nga Los Blankos. Por megjithatë 22-vjecari nuk e fsheh kënaqësinë e një lëvizjeje të tillë. "Real Madrid më entuziazmon. Është skuadra më e mirë në botë." Kalimi i djaloshit të artë për vitin 2012 nga Malaga tek Real Madrid pritet të zyrtarizohet së shpejti, një marrëveshje që kap shifrën e 30 milion eurove, teksa mund të prezantohet në Bernabeu të enjten ose të premten. Ardhja e neokampionit të ri të evropës për 21 vjecarët në kryeqytet nuk ka qënë e lehtë. Për të kishin bërë oferta Manchester City, Borusia Dortmund dhe Monaco, por oferta e anglezëve ishte më e rrezikshmja duke parë që në drejtimin e tyre do të jetë Manuel Pellegrini, trajneri i Iscos tek Malaga. Ndërkohë Borusia Dortmund kishte ofruar 22 milion euro për mesfushorin spanjoll. Por Real Madrid shfrytëzoi më së miri figurën e Zinedin Zidan, që ishte njeriu kryesor në këtë lëvizje. Isco është blerja e tretë e Los Blancos, pasi nga Bayer Leverkusen erdhi Carvajal, ndërsa nga Sao Paolo Casemiro, blerje që kanë kushtuar rreth 12 milion euro. Tashmë mbetet të konfirmohet vetëm ardhja e Ancelotit që duhet të përshtasë më së miri Iscon, i cili do të hyjë në listën e futbollistëve më të shtrenjtë të epokës Florentino Perez. *basri bajrami*
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 10:26:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015