Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, do të lëshojë libër me - TopicsExpress



          

Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, do të lëshojë libër me fotografi në tetor, ku përfshihen pamje nga karriera e tij si lojtar. Ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madridit, i cili u pensionua nga futbolli në mars pas një periudhe të shkurtër me Paris Saint Germain, pritet të publikojë libër më 31 tetor. Libri do të publikohet nga shtëpia botuese Headline Publishing Group, që ka nxjerrë edhe librat si “Fifty Shades of Grey”, dhe autobiografinë kontroverse të Zlatan Ibrahimovic. Bekcham ka bërë 115 paraqitje për kombëtaren e Anglisë dhe fitoi Ligën e Kampionëve, gjashtë Liga Premier dhe dy Kupa FA me Manchester United. Ai po ashtu fitoi tituj me Real Madridin në Spanjë, LA Galaxyn në SHBA dhe PSG në Francë.
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 07:05:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015