Ish-ministri sirian i Mbrojtjes, gjenerali Ali Habibi, një person - TopicsExpress



          

Ish-ministri sirian i Mbrojtjes, gjenerali Ali Habibi, një person i spikatur i regjimit të Presidentit Basha al-Assad, ka dezertuar duke u larguar në Turqi. Lajmi është bërë i ditur nga opozitarë të Këshillit Kombëtar të Sirisë për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Nëse kjo gjë konfirmohet, atëherë Habib do të jetë figura më e lartë nga minoriteti “Alawite” që thyen lidhjet me Assad-in që pas nisjes së trazirave në vitin 2011, transmeton Tribuna. Një burim i ka thënë “Reutersit”, se Habib të martën në mbrëmje ka mbërritur në kufirin turk bashkë me dy apo tre persona të tjerë. Ai ka kaluar kufirin me një varg makinash. Besohet se shoqëruesit e tij janë oficerë ushtrie, por ende nuk ka asnjë konfirmim për këtë. Bëhet e ditur se ai është ndihmuar nga Perëndimi për t’u larguar nga vendi. Habibi ndodhej në arrest shtëpie që pas sfidimit të Assad-it dhe pas daljes kundër vrasjes së protestuesve. /Telegrafi/
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 09:01:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015