Islami është dimensioni [standardi dhe formati] adekuat i vetë - TopicsExpress



          

Islami është dimensioni [standardi dhe formati] adekuat i vetë që hap para njeriut dy kanatat e portës së jetës, atë shpirtëror dhe atë material, duke e bërë njeriun tokësor të jetojë në një standard përfshirës të jetuari, në një shtrirje kohore infinitive drejt përjetësisë… Islami është një dimension i hapur, ku çdokush e ndjen veten tepër mirë e bukur… Dimensioni i hapur i Islamit duket më së miri në përkufizimet e gjera me të cilat është e mundur të përkufizohet ai, për çdo lloj niveli, në çdo situatë dhe në çdo shans… Gjendesh diku dhe një person e di i cili e di se ju jeni mysliman dhe qe ka vetëm pak kohë në dispozicion vjen dhe ju kërkon që ta prezantoni me Islamin, si do ta prezantonit Islamin përfshirës tek ai? Për të folur më tepër mbi këtë subjekt, kemi bashkërenduar që në emisionin tuaj “Mozaik jetësor”, rubrikë e hapësirës “Visaret e Ramazanit”, në bisedën e pasdites së sotshme, të trajtojmë temën: “Islami një dimension i hapur …”. Aktualitet... solidaritet... kuitze... surpriza... shpërblime... çmimi i madh i vajtjes në Haxh... fitues... Ju ftojmë të na bashkëngjiteni dhe të na dërgoni opinionet tuaja të vyera, nga ora 18:00-19:00 në: Radio Kontakt 89.3 MHz Ose radiokontakt.al Mund të kontaktoni edhe në numrin fiks 04 22 71 610 ndërsa mesazhet mund t’i dërgoni në numrin celular 067 29 12 412 si dhe në faqen "Mozaik Jetësor" në FaceBook.
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 16:00:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015