Ismail Kadare ndëshkohet në Durrës Bashkia e - TopicsExpress



          

Ismail Kadare ndëshkohet në Durrës Bashkia e Durrësit dhe shoqata Durrësi, në 16-vjetorin e Festës së Ullirit, ka nderuar me titujt Nderi i qytetit të Durrësit tre prej biznesmenëve të parë. Bëhet fjalë për Shpëtim Prodanin, Zabit Mudën dhe Agim Islamin. Titujt e nderit së bashku me nga një dhuratë iu dorëzuan fëmijëve të inxhinier Shpëtim Prodanit, dhe dy biznesmenëve ndërtues, Mudës dhe Islamit, nga kryebashkiaku Vangjush Dako. Në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Kulturës pati një interes të jashtëzakonshëm nga qytetaria durrsake dhe intelektualët, pasi në ceremoni ishte planifikuar edhe pjesëmarrja e nderimi i shkrimtarit të madh, Ismail Kadare me titullin Fisnikëria e Qytetit të Durrësit. Nderimi i Kadaresë ishte i pari në listën e ndarjes së çmimeve, por emri i shkrimtarit, nuk u përmend nga moderatori dhe as nga personalitetet që u ngjitën në skenë. Çmimi i akorduar për Kadarenë nga shoqata dhe Bashkia Durrës, nuk u dha. I pyetur nga GSH për mosdhënien e çmimit, organizatori i aktivitetit, sekretari i shoqatës Durrësi, Shpëtim Metani tha se: Kontaktuam me botuesin e Kadaresë në Tiranë, i cili u shpreh që nuk mundet të vijë se është i sëmurë; mbase nuk e kanë lajmëruar fare. Për këtë nuk iu dha as çmimi, pasi nuk pati asnjë të afërm prej tij. Ndoshta ishte gabim teknik nga ana jonë që nuk e përmendëm gjatë ceremonisë, por kur Kadare të vijë në Tiranë, ne do të organizojmë një ceremoni për ti dhënë titullin e propozuar. Moderatori Bujar Qesja tha se: “Kam dëgjuar që Kadare nuk mund të vinte në Shqipëri, sepse nuk kishte pasur linjë avioni Paris –Tiranë”. Ndërsa persona të tjerë zyrtarë nga bashkia thanë se Kadare nuk ka denjuar të vijë në Durrës, e për këtë nuk iu akordua çmimi. “Festa e Ullirit” në Durrës festohet që prej 16 vjetësh. Në fillim të aktivitetit të si çdo vit tjetër u mboll një rrënjë ulliri, e më pas aktiviteti vijoi me hapjen e ekspozitave, nderimin e personaliteteve dhe një koncert festiv nga aktorët e skenës shqiptare.
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 15:29:10 +0000

Trending Topics



t" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> This is an incredible article that has a ton of insight as to why

Recently Viewed Topics




© 2015