Itali, shqiptari ther të shoqen në sy të 2 fëmijeve të - TopicsExpress



          

Itali, shqiptari ther të shoqen në sy të 2 fëmijeve të vegjël Një krim brenda familjes shqiptare ka tronditur policinë dhe opinionin publik italian. Një emigrant shqiptar i quajtur, Lulzim Hadaj, goditi mbrëmë me thikë duke e lënë të vdekur në vend bashkëshorten e tij Irma Hadaj, në San Giovanni të Natisones, provincë kjo në Udine të Italisë. Në vitin 2012, 36-vjeçari kishte qenë i dënuar për keqtrajtim të anëtarëve të familjes së tij ndërsa aktet e dhunës ishin regjistruar nga viti 2003 deri ne vitin 2010. Por pavarësisht denoncimit të bërë nga bashkëshortja e tij, vite më parë, kjo nuk e ka penguar emigrantin shqiptar ta godasë disa herë me thikë 33-vjeçaren Irma Hadaj. “Nuk më intereson se shkoj në burg, unë të vras, të vras...”, mësohet të ketë thirrur Hadaj para se të qëllonte për vdekje gruan e tij. Sipas mediave italiane krimi ka ndodhur përpara syve të dy vajzave të tyre të vogla 8 dhe 10 vjeç. Ka qenë fqinji i tyre italian, i cili ka dëgjuar ulërimat e 33-vjeçares dhe që ka denoncuar ngjarjen e rëndë në polici. Dyshohet se 36-vjeçari e ka kryer krimin për motive xhelozie megjithate policia italiane është duke hetuar rrethanat e krimit për të zbardhur detajet e ngjarjes së rëndë. Bashkëshorti vrasës është arrestuar nga policia italiane.
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 11:12:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015