Ja 20 nga skandalet e pushtetit “Berisha” 1. Ngritja e - TopicsExpress



          

Ja 20 nga skandalet e pushtetit “Berisha” 1. Ngritja e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “Sali”, u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”. 2. Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar anti-shqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë. 3. Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, rrafshojnë banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës, duke përdorur me dokumente false pronësie e projektesh, policinë ndërtimore të pushtetit. 4. Djali i Sali Berishës, urdhëron forcat e policisë të pushtetit, për të përzënë nga trojet e tyre banorët e bregut të Vlorës (Dukat-Rradhimë), duke paraqitur si pronarë legjitimë të tokave, ortakun e tij Rrahman Selmanllari. 5. Miku-ortak i familje-pushtetit “Sali”, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Europës Damir Fazlliç, trafikanti i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në krah të kryeministrit, me statusin si anëtar i këtij këshilli. 6. Pas mashtrimit me 300 mijë euro për një “spot turistik shqiptar” për kanalin “CNN”, ish-ministri i “kulturës erotike” të pushtetit “Sali”, tashmë këshilltar qeverie, punëson femra në ministri, në shkëmbim të moralit. 7. Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, që kishte licensuar firmën fantazmë të Damir Fazlliç të quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulëzim Basha, firmë e cila shërben si “lavatriçe” e trafikut të parave të pista, me dispeçeri qendrore klan-mafien e pushtetit “Sali”. 8. Pushtet-familja “Sali” rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerë në Porto Romano nëpërmjet mik-ortakut Damir Fazlliç sipërfaqen që pushtet “Saliu” e kishte përcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndërtimi për parkun energjetik “FAZLLIÇ-ARGITA”. 9. Pushteti “Sali” firmosi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë italiane, për depozitimin e plehrave në territorin shqiptar, në shkëmbim të një afere të pisët financiare, të komanduar nga mafia italo-shqiptare e import-riciklimit të plehrave në Ballkan. 10. Pushteti “Sali-Luli”, i strukturuar në lidhje kusarësh, vodhi 242 milion euro nga investimi i rrugës Rrëshen Kalimash, duke mos zhvilluar tender për projektin e kësaj rruge, madje duke mos deklaruar as vlerën e investimit financiar të saj. 11. Pushteti “Sali-Luli”, nëpërmjet një akti-tradhtie kombëtare, i fali Greqisë sipërfaqen detare territoriale shqiptare, që u ndalua prej Gjykatës Kushtetuese. 12. Ministri hajdut Genc Ruli, me firmën e pushtetit “Sali” ka dhënë në mënyrë mafioze, në kundërshtim me ligjin e konkurrencës publike, plotë 220 licensa koncensionesh për hidrocentrale, 110 prej të cilave i kanë në pronësi familjarët e kryeministrit, deputetët, ministrat, politikanët dhe familjarët e tyre, ndërsa të tjerat i kanë përfituar miqtë dhe ortakët e pushtet-krimit “Sali” 13. Krye-sekseri i qeverisë Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit Sali, rezulton si kontrollues i klanit të aferës kriminale vrasëse masive të Gërdecit dhe bashkëbisedues përcaktues në dëshminë e biznesmenit Kosta Trebicka, vrarë “në gjueti harabelash” pas publikimit të emrit të djalit të kryeministrit Sali, si i përfshirë aktiv në këtë aferë kriminale. 14. Skandali i Bulqizës me koncesionin e kromit, ku ministri Ruli i fal firmës së huaj 18 milion dollarë detyrime fiskale me urdhër të pushtetit “Sali”. 15. Ministri i super aferave të pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi të cilin pushtet-familja “Sali” po ndërton pallate. 16. Plas skandali i dhënies së 130 hidrocentraleve për deputetët dhe familjarët e pushtetit “Sali”, të cilët i shesin ato si licenca, për të përfituar miliarda lekë. 17. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët. 18. Rezultoi se pushteti “Sali” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore. 19. Pushteti “Sali” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armëve dhe municioneve me Libinë, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut të kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulëzim Basha. 20. Dhe për të rehatuar veten pas krimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e skandaleve të pushtetit të tij të degraduar e anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha, po me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh”, me vlerë 700 milion lekë. - See more at: sot.al/dossier/shqip%C3%ABrin%C3%AB-e-la-jasht%C3%AB-be-pushteti-%E2%80%9Cberisha%E2%80%9D-me-skandalet-dhe-krimet-e-tij#sthash.eagIrLuI.dpuf
Posted on: Sat, 29 Jun 2013 11:40:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015