Ja cilat jane profecitë më të famshme që dështuan për fundin - TopicsExpress



          

Ja cilat jane profecitë më të famshme që dështuan për fundin e botës Nga parashikimi i Nostradamusit e deri tek profecia më e fundit e Majave 1. Milleritët, 23 prill, 1843 Një fermer në Nju Inglënd me emrin Uilliam Miller, pasi studioi me kujdes për disa vjet biblën e tij, doli në përfundimin se koha që kishte zgjedhur Zoti për të shkatërruar botën do të zbulohej nga një interpretim i fjalëpërfjalshëm i shkrimeve hyjnore. Sipas tij, bota do të merrte fund ndërmjet 21 marsit 1843 dhe 21 marsit 1844. Ai predikonte para mijëra besimtarëve të njohur si milleritët, të cilët kishin dhënë gjithçka kishin dhe vendosën që data e fundit ishte 23 prilli 1843. 2. Armagedoni mormon, 1891 Josef Smith, themeluesi i kishës mormone, mblodhi drejtuesit e kishave të tij në shkurt të vitit 1835 për t’i thënë se kishte folur së fundmi me Zotin, dhe gjatë këtyre bisedave kishte mësuar se Jezusi do të kthehej brenda 56 vjetësh, pas të cilave fundi i kohërave do të vinte me shpejtësi. 3. Kometa Halley, 1910 Në 1881, një astronom zbuloi nëpërmjet analizave spektrale se bishti i kometës përmban një gaz vdekjeprurës të quajtur cianogjen (i lidhur me cianidin). Kësaj s’iu vu rëndësi, deri kur dikush kuptoi se Toka do të kalonte afër bishtit të kometës Halley në vitin 1910. A do të prekej gjithkush në planet nga gazi vdekjeprurës? Ky ishte spekulimi që u shfaq në faqet e para të “The Neë York Times” e gazetave të tjera, duke rezultuar me përhapjen e panikut në SHBA e më gjerë. Shkencëtarët në fund shpjeguan se s’kishte asgjë për t’u trembur. 4. Pat Robertson, 1982 Në maj 1980, televangjelisti dhe themeluesi i koalicionit kristian, Pat Robertson, alarmoi shumë veta kur, përkundër Mateu 24:36 (“Askush nuk di për atë orë apo atë ditë, as engjëjt në parajsë …”), informoi audiencën e tij rreth botës në spektaklin televiziv “700 Club” se e dinte kur bota do të merrte fund. “Unë ju garantoj se në fund të vitit 1982 do të ketë gjykim në botë”, tha Robertson. 5. Porta e Parajsës, 1997 Kur kometa...
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 16:50:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015