Ja cilat janë disa ushqime të tjera të dëmshme për dhëmbët - TopicsExpress



          

Ja cilat janë disa ushqime të tjera të dëmshme për dhëmbët ! -Soda: Pijet me shumë sodë nuk u bëjnë mirë dhëmbëve. Nuk ka rëndësi as ngjyra e tyre, as shija, asgjë. Konsumoni më shumë pijet pa gaz. - Pijet energjike: Pijet energjike që ju i keni shumë qejf janë ato që sjellin dëmet më të mëdha. Ato përmbajnë shumë sheqer dhe acid ascorbik. Sipas një studimi, nëse një fëmijë 14-vjeçar konsumon pije të tilla, do të dyfishojë rrezikun që dhëmbët t’i gërryhen. - Karamelet: Karamelet industriale janë shumë të ngjyrosura dhe kanë tendencë të ngjyrosin edhe gjuhën. Të rriturit i duan ndërsa fëmijët i adhurojnë. Edhe ato përmbajnë acide dhe dëmtojnë dhëmbët. - Disa lëngje frutash: Lëngu i limonit, i mollës dhe pjesës më të madhe te agrumeve. Kuptohet që ato kanë edhe shumë të mira prandaj nuk duhen eliminuar fare por duhen konsumuar me kujdes. - Uthulla: Uthulla gjendet tek disa produkte ushqimore dhe ajo shkakton probleme me dhëmbët. Tek fëmijët efekti është më negativ duke qenë se dhëmbët nuk janë aq të fortë.
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 17:30:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015