Ja pse SHBA e konsiderojnë rrëzimin e Berishës më të - TopicsExpress



          

Ja pse SHBA e konsiderojnë rrëzimin e Berishës më të rëndësishëm se të Ramiz Alisë Një deklaratë bombë e ambasadorit amerikan, i cili krahasoi rrëzimin e Sali Burishës nga pushteti me përmbysjen e Ramiz Alisë në 1992, ka turbulluar ujërat e politikës shqiptare, ndërsa ka fundosur dhe përvëluar kryeministrin në ikje, Sali BURISHA, i rrëzuar me votat e 1 milion shqiptarëve. Deklarata e ARVIZU, i ka dhënë një dimension historik fitores së të majtës, duke e konsideruar regjimin e Burishës më të rrezikshëm se të Ramiz Alisë. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos KLOSI, ka deklaruar se krahasimi qëndron, ndërsa ka shtuar se përmbysja e regjimit të Sali Burishës ka mbyllur zyrtarisht epokën e diktaturës në SHQIPËRI. “Sipas deklaratës së ambasadorit ARVIZU, ne u çliruam nga një gjendje e padurueshme. Zgjedhjet e 1992 përmbysën një epokë dhe kështu edhe ato të 2013 i dhanë fund epokës së atyre 8 viteve që ishin bërë të padurueshme. Por, zgjedhjet e 23 Qershorit, mund të them se, kanë mbyllur përfundimisht epokën e diktaturës”, ka theksuar KLOSI. Po pse rrëzimi i Sali Berishës është më i rëndësishëm se rrëzimi i Ramiz Alisë? Sali BURISHA ishte pjellë e regjimit komunist dhe hyri në politikë nga zyrat e Ramiz Alisë, si njeri i besuar për të shmangur hakmarrjen ndaj kupolës komuniste pas përmbysjes së regjimit. BURISHA ishte lojë e regjimit, por shumë shpejt u kthye në të keqen më të madhe të shqiptarëve. Sali BURISHA instaloi një shtet kleptokrat, një shtet policor, terrori, korrupsioni dhe spiunazhi. Thyerja e embargos së OKB dhe furnizimi me naftë i makinës gjakatare të Millosheviçit, ishte tradhtia më e rëndë kombëtare e Sali Burishës, e cila do t’i mbetet damkë turpi përjetësisht. Zhdukja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi HOXHA, për të zhdukur dëshmitarët e takimeve të tij me Millosheviçin ishte një tjetër krim i rëndë, që sfidon çdo veprim kriminal të Ramiz Alisë. Ndërkaq, ngritja e SHIK famëkeq, si një strukturë terrori për kundërshtarët politikë, është një tjetër vepër e Sali Burishës. Po ashtu, ka rezultuar se Sali BURISHA ka qenë agjent i UDB jugosllave për vite me radhë dhe ka raportuat rregullisht. Kjo është vërtetuar me dokumente. Një tjetër arsye se pse rrëzimi i Burishës është më i rëndësishëm se ai i Ramiz Alisë, është edhe tentativa e Burishës për të bombarduar Vlorën me avionë luftarakë në ’97. Ndërkaq, në mandatin e dytë qeverisës, ky njeri theu çdo rekord për vrasje, korrupsion, përgjime, shantazhime, grabitje pronash, kapitullim institucionesh dhe shitje të territoreve ujore për përfitim politik. BURISHA akuzohet për të paktën 30 vrasje në Gërdec dhe 21 Janar. Ai gjithashtu akuzohet për qindra afera financiare. Për shitjen e 300 km2 det Greqisë në mënyrë të fshehtë. Për zhdukjen e Kosta Trebickës, dëshmitarit të Gërdecit. Për vërtetimin e pronave, e parqeve, bregdetit, zonave të mbrojtura. Sali BURISHA do të mbahet mend për shkatërrimin e pyjeve, lumenjve dhe bregdetit. Ai do të mbahet mend për degradimin e trashëgimisë kulturore, për degradimin e institucioneve, rrënimin e arsimit dhe shëndetësisë, për shkatërrimin e ushtrisë dhe shkencës. Sali BURISHA do të mbahet mend për kapitullimin e institucioneve, rrënimin e bujqësisë dhe për spastrimet e famshme në administratë. Ai do të mbahet mend për linjën anti-perëndim, për sulmet ndaj SHBA dhe për ngritjen e marrëdhënieve me BE. Nga ana tjetër, Ramiz ALIA, në vitin 1992, ishte thjeshtë një fantazmë e regjimit, ndaj dhe rrëzimi i tij nuk simbolizonte rrëzimin e regjimit. Ndërsa, Sali BURISHA, edhe në orët e fundit të pushtetit, por përvetëson me vendime mafioze godinat shtetërore. Ja ndryshimi midis 23 Qershorit dhe 22 Marsit. Ramiz ALIA e dorëzoi shtetin me dosje të plota, me institucione të paprekura, me arkiva që në kohën e Turqisë dhe me një sistem uzinash, fabrikash, bujqësi moderne, hidrocentrale, spitale, shkolla, ushtri etj. Sali BURISHA grabiti dhe po grabit në mënyrë sistematike pronat e shqiptarëve. Ditët e fundit treguan rrënimin që i bëri financave shqiptare nëpërmjet borxheve dhe grabitjeve të parave në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nëse komunistët e Alisë ikën me turp, por lanë miliardat e pasurive të paprekura, Sali BURISHA po ikën si i pafytyrë, si hajdut, si vrasës dhe mbi të gjitha si tradhëtar i kombit shqiptar në interes të grekëve dhe shërbimeve sekrete serbe. Ja arsyet se pse përmbysja e Burishës është më e rëndësishme se përmbysja e Ramiz Alisë? Kabllogramet, Shkëlzeni presion Luan HOXHËS: Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranë, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Burishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan HOXHA për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. HOXHA kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Burishës, nëpërmjet telefonit. “HOXHA pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen BURISHA, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA. Uikiliks, SHBA: BURISHA strehon të akuzuarit e Gërdecit: Në një kabllogram të dërguar më 17 Prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në SHQIPËRI dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend”. Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet. Kabllogrami, Fahri BALLIU u përfshi në Gërdec: Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes BURISHA në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 Prill 2009, thuhet se Fahri BALLIU është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia. Kabllogrami, SHQIPËRIA theu embargon e armëve: Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon UIDHERS, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO. Në kabllogram thuhet se SHQIPËRIA ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë, si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit. Kabllogrami, BURISHA afera me armët: Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah JONES i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit BURISHA dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Burishës. Agjent i UDB: Sali BURISHA akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali BURISHA është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur SHQIPËRINË dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant BALLA. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit. Bombardimi i Vlorës: Sali BURISHA deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK famëkeq të Bashkim GAZIDEDES. SHIK famëkeq: Emri i Sali BURISHËS lidhet me SHIK famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve. Zhdukja e Remzi HOXHËS: Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok LALA, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi HOXHA. Familja e të ndjerit HOXHA akuzon edhe sot BURISHËN dhe GAZIDEDEN për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se HOXHA u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Burishës me Millosheviçin. Në fakt kishte filmuar dhe fotografuar takimin e BURISHËS me Arkanin në Shkodër dhe takimin tjetër me Arkanin, Millosheviçin dhe GLIGOROVIN në Ohër. Trafiku i armëve Kryeministri Sali BURISHA dhe ministri i Mbrojtjes Arben IMAMI kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve. Vrasjet e 21 Janarit: 21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim BURISHA tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se GARDA kishte zbatuar Ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, BURISHA sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, BURISHA nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së GARDËS. Refuzimi i BURISHËS për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas BURISHA hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje. Vrasjet e Gërdecit: Gërdeci është krijimi kriminal më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes BURISHA. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja BURISHA. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i Mbrojtjes Fatmir MEDIU, ndërkohë që prangoset Ylli PINARI, drejtor i MEICO, Mihal DELIJORGJI pronar i Albademil dhe Dritan MINXOLLI drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen BURISHA. Shitja e detit Greqisë: Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali BURISHËS. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali BURISHËS dhe Lulzim BASHËS. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora BAKOKJANIS dhe Lulzim Bashës më 20 Mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Skandali me rrugën Durrës-Kukës: 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali BURISHA dhe Lulzim BASHA. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në SHQIPËRI, bazoheshin mbi Ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e Janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Grabitja e SHQUP: Sali BURISHA po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, BURISHA tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër. Zhdukja e Kosta Trebickës: 13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish-biznesmeni Kosta TREBICKA, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga SHQIPËRIA drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët. Damir FAZLLIÇ, skandali me pronat dhe Argita - çika babs: 5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir FAZLLIÇ. Në SHQIPËRI kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon ISUFI, kunatin e Lulzim BASHA. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Burishës, shpresa BREÇANI. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri BURISHA të deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të SHQIPËRISË nga Rudnap. Ortakja e Argita Burishës, Flutura KOLA i bleu Fazlliçit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Crown Acquisitions. FAZLLIÇI merr pjesë në mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare të SHQIPËRISË. Zhdukja e 1.3 miliard USD: 1.3 miliard USD janë zhdukur nga SHQIPËRIA. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga SHQIPËRIA. Ministri i Financave Ridvan BODE tha se ishte krenar për këtë shifër. Përplasja me SHBA për SHISH: Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë BURISHA. Partia në pushtet tentoi të miratonte një Ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Burishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Burishës para se të humbte pushtetin. Shkarkimi i kreut të SHISH Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali BURISHA, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri SHAQIRI, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK famëkeq. Shkarkimi i Ina Ramës: Sali BURISHA detyroi Bujar Nishanin të largonte nga detyra kryeprokuroren Ina RAMA gjashtë muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja RAMA u zëvendësua me një njeri të besuar. Spastrimet në Ushtri: Pas kapjes së Presidencës, BURISHA iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit. Masakra në drejtësi: Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, BURISHA arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta. 52 hidrocentrale në duart e klanit familjar BURISHA: Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale. 20 ligje klienteliste: Kuvendi i SHQIPËRISË, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noterie e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste. Shitja e Albtelekomit: 1 Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, BURISHA anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve. Fshesa në administratë: Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës BURISHA”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë. Fahri BALLIU: 15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani. Minierat: 29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë. Presioni ndaj Financial Times: 2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shiste edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se BURISHA prishi kontratën me këtë gazetë. Spotet turistike: 8 Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që PANGO e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. Arben Sefgjini: 5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Burishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi HOXHA. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht. Largimi i FMN: 23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga SHQIPËRIA. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga SHQIPËRIA. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali BURISHA dhe Ministër Financash, Ridvan BOLE. Lejet e ndërtimit: 26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Europës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër. Ligji i dosjeve: 16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, BURISHA akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një Ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi BURISHA. Zamir SHTYLLA jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, FAZLLIÇ e Durrës-Kukës. Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”: 29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit PATOZI në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos GJUZI, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD. Vjedhja e pronave: Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndëri i kryeministrit Sali BURISHA, Jamarbër MALLTEZI. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxori me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 07:59:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015