Ja se si Allahu i shkatërron zullumqarët Tregon Këshilltari - TopicsExpress



          

Ja se si Allahu i shkatërron zullumqarët Tregon Këshilltari Hajri Jusuf një prej hetuesve të aksidentit në atë kohë, i cili pastaj u bë prokuror i gjykatës së apelit. Ai thotë: “ Ishte një aksident i tmerrshëm, isha në atë kohë si përgjegjës për ndjekje penale, dhe shkuam unë dhe një koleg i imi me detyrë gjyqësore për ta inspektuar aksidentin dhe për ta identifikuar kufomën. Sipas provave dhe deklaratave të dëshmitarëve personi në fjalë voziste veturën me një shpejtësi tepër të madhe dhe para tij ishte një automjet i cili transportonte fije të armaturës një pjesë e të cilave ishin jashtë karrocës së automjetit. Dhe duke mos e vërejtur atë, kishte vazhduar me shpejtësinë e tij derisa ishte ndesh me automjetin transportues, dhe fijet e armaturës kishin depërtuar në veturën e tij dhe e kishin copëtuar trupin e të aksidentuarit." Vazhdon e thotë z. Hajriu: “ Nuk kam mundur më ta vazhdoj hetimin, pasi që fillova të alivanosem nga tmerri i këtij aksidenti dhe pamja e trishtueshme, kështu që kolegu im pastaj e plotësoi procedurën.” A e di se kush ishte i aksidentuari? Ai ishte Gjenerali Hamza Besjuni Po kush ishte Hamza Besjuni? Ai ishte faraoni i burgut ushtarak i cili thoshte: “ Edhe sikur Zoti të zbriste do ta shtija në qeli të izoluar dhe do ta prangosja me këto pranga hekuri “ I torturonte dijetarët dhe aktivistët e lëvizjes “Vëllezërit Musliman” në burgjet e AbduNaserit me lloj lloj torture shtazarake, dhe kur e dëgjonte dikë duke thënë o Zot! Ai ia kthente bjere Zotin tënd këtu se kam për ta shti prapa hekurave. Ai ishte i cili e torturoi edhe mendimtarin Islam Sejid Kutubin, autorin e tefsirit të njohur “ nën hijen e Kur’anit “ Ky ishte Hamza Besjuni i cili thoshte për veten e tij: “ Unë jam zoti i burgut ushtarak “ Hamza Besjuni i cili thoshte: “ Unë jam ligji, unë jam shteti, unë jam gjyqi, unë jam xhelati, unë jam ai që ua marr shpirtrat dhe ua fal ata “ Hamza Besjuni i cili kur i dëgjonte rënkimet e të burgosurve prej torturave shtazarake duke kërkuar ndihmën e Zotit, tallej me ta dhe u thoshte: “ Zoti yt është me një qeli me ty, Ai tash ka për të ndihmuar” Por përfundimin e këtij faraoni, Allahu e bëri shembull për faraonët e tjerë, që ta kuptojnë se nëse Allahu e vonon dënimin e dikujt, Ai me lejen e Tij e vonon por asnjëherë nuk e harron, dhe secili ka për ta marrë dënimin e merituar. Kjo është drejtësia hyjnore për zullumqarët poshtërim në këtë botë dhe poshtërim të përjetshëm edhe në botën tjetër.
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 19:16:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015