Ja si u vranë dhe u masakruan 147 emigrantët - TopicsExpress



          

Ja si u vranë dhe u masakruan 147 emigrantët shqiptarë Shqipëria, me çdo kusht, duhet t’i kërkojë Greqisë të fillojë hetimet mbi vrasjet e 147 emigrantëve shqiptarë dhe më pas, për keqtrajtimet dhe torturat ndaj tyre. Si gjithnjë Greqia mundohet me çdo kusht që përballë opinionit ndërkombëtar të tregojë se në këtë vend nuk ka ndodhur asgjë, duke lënë në haresë qëllimisht 147 vrasje nga policia dhe qytetarë të saj, që me sa duket kohët e fundit janë kthyer në mode policore. Në krahasim me vendet e tjera të BE-së për vrasjet kundra emigrantëve, ky vend zë vendin parë. Në pritje nga familjarët e viktimave mbetet se kur do të hapen dosjet e krimeve të kryera kundra emigrantëve shqiptarë, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me shkeljet e ligjeve në Greqi. Hapja e dosjeve dhe hetimi i tyre do të zbardhë të gjithë të vërtetën e këtyre vrasjeve, pasi këtë gjë e kërkon edhe dhimbja e familjeve shqiptare me pyetjen: përse u vranë?... Nuk mund të pajtohemi me parimin, të harrojmë ato çfarë ndodhën, në një kohë kur dikush i mungon familjes së tij. Vrasjet përbëjnë krim, si dhe aq më tepër kur më 1993 është ndaluar në këtë vend dënimi me vdekje. Deri më sot policia vendase ka vrarë vetëm 8 shtetas grek, ndërsa shqiptarë 86. Këto vrasje përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe duhen të sillen para drejtësisë, po të kuptojmë dhimbjen e të afërme të tyre. Po kush më mirë se të afërmit e viktimave e kupton këtë dhimbje? Nuk është e rastit që në këtë vend fqinjë brenda një periudhe të shkurtër të vriten 147 emigrantëve shqiptarë, ku policia mban përgjegjësi për 68 vrasje në 83 sulme të kryera, duke filluar që nga fëmijë të moshës 13 vjeçare e deri tek njerëzit e moshuar. Në vitet 2000-2002 u penalizuan për vrasje vetëm pesë policë, po më në fund asnjë nga këta nuk u dënua. Duke ndjekur rrugën e ndjenjave antishqiptare, Greqia i ka mbushur burgjet e saj me emigrantë duke zënë vendin e parë për sa i përket numrit të dënuarve të huaj. Nuk është e rastit që drejtësia greke të mos ketë kurajën morale, për të dënuar asnjë nga vrasësit, të cilët deri më sot nuk u kanë kërkuar të falur familjeve të viktimave, por përkundrazi janë duartrokitur në sallat e gjykatave. Një fakt konkret është se në të gjitha vrasjet e kryera kundra emigrantëve, ambasada shqiptare nuk e ka ngritur asnjëherë zërin e saj, duke bërë një lojë të dyfishtë në një kohë kur mjaftohej vetëm me regjistrimin e viktimës dhe mos kryerjen deri në fund të verifikimit lidhur me vrasjen. Në 50 muaj janë vrarë 47 emigrantë, nga këta 45 shqiptarë Lidhur me këto vrasje, më 1 korrik 1999 gazeta Eleftherotipia mbështetur nga Organizata Antiraciste për Evropën në Athinë, ka publikuar se në këto vrasje policia ka marrë 86 sulme kundra emigrantëve, ndërsa 67 sulme i kanë bërë qytetarët vendas. (Rastet e mëposhtme i kemi mbledhur sipas mundësive që kemi pasur nga gazeta greke “Eleftherotipia”, dhe nga burime te tjera. Datat ne kllapa tregojnë ditën e publikimit në gazetën Eleftherotipa), ndërsa pjesa tjetër i numrit të të vrarëve i mbetet shtetit shqiptar që të zbardhë këto vrasje të pafajshme... Portreti i vrasjeve 9 nëntor 1992, polici I. Sejtaridis vret një shqiptar 27 dhjetor 1992, polici Dh. Janopulos vret një shqiptar. 12 shtator 1993, polici A. Delas vret një shqiptar 9 mars 1994, polici N. Kunupakis vret një shqiptar Në nëndor 1994, polici L.Karajanis vret një shqiptarë Në nëntor 1994, polici I.Rigas vret pa asnjë shkak një shqiptar Shkurt 1996, qytetari Theodoros Zanemas vret një shqiptar në moshë të re, asi ai tentonte të vidhte biçikletën e djalit të tij.( 8/03/1996) Shkurt 1996, qytetari Theodoros Zanemas vret një shqiptar në moshë të re, asi ai tentonte të vidhte biçikletën e djalit të tij. ( 8/03/1996) Shkurt 1996, dy policët Dionis Vasiliu dhe Grigor Valmas çojnë në një vend të veçuar në Agio Stefano, disa km larg Athinës vjedhin me dhunë armën Cako (27-06-1996) Qershor 1996, Në Selanik, pedagogu i filologjisë të universitetit Antonis Manitakis akuzon policinë, pasi në sheshin e fshatit Kalamakis të Pilos ka ushtruar presion dhe i ka detyruar emigrantët e lidhur të ulen në gjunjë përdhe përpara banorëve të fshatit.( 2/07/1996) Tetor 1996, Në qytetin e Follorinës nxirret para drejtësisë Athanasio Fotopulo, i cili në vitin 1995 kishte vrarë shqiptarin Qazim Biklin, ndërsa një polic tjetër kishte tërhequr zvarrë pas motorit lidhur një shqiptar për ta çuar në rajonin e policisë.(23-10-1996) Nëndor 1996, Në Katerini të Selanikut, polici Dhimitris Spiropulu ka vrarë shqiptarin Jani Noka, me justifikimin se arma iu shkreh vetë. (11-11-1996) Dhjetor 1996, Në Komotini, Lefteris Kakulidhis ka vrarë në një lokal një 28 vjeçar shqiptar Prill 1997 Në Selanik, polici Apostol Kiras, me pistoletë ka plagosur në lokal një 22 vjeçar shqiptar (3/04/1997) Prill 1997 Në Kastoria gjatë ndjekjes së një kamioni që bënte transportin e emigrantëve klandestinë policia hap zjarr dhe vret dy shqiptarë. (16 /04/ 1997) Shtator 1997 Në fshatin Paramithia të Janinës, Lambro Dhimu vret 13-vjeçarin shqiptar Adriatik Domaniku, si dhe plagos 16-vjeçarin Milian Llapi ( 30/09/1997) Shtator 1997, Në zonën Platonokabo të Kavallas, Theokaris Eminidhis vret 17-vjeçarin Gazment Meko ( 6-04-1997) Nëntor 1997, Në Pirgo vëndasit akuzojnë policinë se kanë djegur një barangë ku jetonin shqiptarë për arsye se nuk mundi që t’i kapte. (8-11-1997) Dhjetor 1997 Në Kozani, drejtësia nxjerr të pafajshëm policin Miltiadhis Andreopulos, që më pare kishte vrarë një fëmijë 14 vjeçar. ( 9-12-1997) Mars 1998, Në Paleio Keramidhi të Pirias, vendasit së bashku me kryetarin e kësaj periferie, nxjerrin ligjin ku ndalojnë lëvizjen e emigrantëve shqiptarë pas perëndimit të diellit. Këtë ksenofobi banorët e shprehen hapur në lajmet kryesore të kanaleve televizive. Mars 1998 Në Pulitca të Korinthias, me propozimin e kryetarit Dhimitris Xhanavaras të kësaj komune u ndalon shqiptarëve të qëndrojnë si dhe të hyjnë në tavernat dhe kafenetë. (31/03/ 1998) Prill 1998, Polici Jorgo Atmaxhidhi në Selanik, ka qëlluar me armë pas koke, duke lënë të vrarë të riun Niko Leonidhi. ( 6/03/1998) Prill 1998 Në Amarinthu të Evias kërkojnë që emigrantët të largohen brenda një jave dhe të mos u jepet mundësia për t’u legalizuar ( 4/04/1998) Prill 1998 Në Larisa drejtësia i jep dënimin deri në dy vjet Athanasio Mato ( që paguan ditët që duhet të qëndronte në burg, e lihet i lirë). Në qershor të vitit 1993 kishte vrarë një shqiptar, pasi po merrte në kopshtin e tij një kokërr shalqi. Maj 1998 Dy fëmijë shqiptarë plagosen me armë dhe vrasësi lihet i lirë nga drejtësia. ( 20/05/1998) Shkurt 1998, Në Athinë drejtësia u jep pafajësinë tre policëve dhe një shoferi taksie për keqtrajtimin dhe torturat karshi shqiptarëve më 1993 në Amfiklea. ( 11/02/1998) Qershor 1998 Në Larisa, drejtësia nxjerr të pafajshëm Zaharia Gogolu, i cili më 4 gusht 1995 kishte vrarë një emigrant shqiptar, ku më pare ishte dhënë dënimi me katër vite burg ( 18/06/1998) Qershor 1998 Në Stilidhas, dy fëmijë shqiptarë rrihen dhe keqtrajtohen nga policia. Për këtë vihet në dijeni edhe konsulli shqiptar i asaj kohe. Fajtorët si gjithnjë nuk dalin para drejtësisë Tetor 1998, Një 17 vjeçar grek vret dy shqiptar,drejtësia nuk e dënon vrasësin. Nëntor 1998, Polici Panajot Tcoleridhis, vret shqiptarin Sotiraq Butka, drejtësia greke si gjithnjë e nxjerr të pafajshëm.(10/11/1998) Dhjetor 1998, Jorgo Makris lihet i lire nga drejtësia, ku më 30 nëntor 1998 kishte vrarë një shqiptar dhe plagosur vëllain e tij. Dhjetor 1998, Polici Nikos Vrendas plagos me armë të riun shqiptar Sabri Kokiu.(2/12/1998) Janar 1999, Në Egjio, një fshatar qëllon me armë dhe plagos të birin, duke kujtuar se është shqiptar. Janar 1999, Në Thraki drejtësia i jep dënim me 4 vjet e dy muaj vrasësit Theokari Eminidhis nga Kavalla, ku shtator të 1997 kishte vrarë me karabinë 17 vjeçarin Gazmend Meka në Platanotopom. Edhe ky vrasës lihet i lirë. ( gazeta Paratitis 12 /01 /1999) Shkurt 1999, Drejtësia e Selanikut nxjerr të pafajshëm policin Konstandino Zaharopulos, i cili kishte vrarë në burg një emigrant shqiptar. Mars 1999, Shqiptari Arben Vekshi bie i vdekur nga plumbat e policit Andonis Kanavas. Prill 1999 Shqiptari 45 vjeçar Faslli Neta vritet nga policia. Në nëntor 1999, drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët. Nëntor 1999 në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon shtetasin Gurgusi, se ka vrarë një 20-vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet në mars 2000, 19 qershor 1999, në Kedhica vritet një shqiptar pse po shikonte një makinë 24 qershor 1999 në Greqinë Veriore në Imathias vritet një 28 vjeçar vendas, pasi nga pamja e jashtme u mor për shqiptar Tetor 1999 Në periferinë Istias, kryetari i saj, Dhimitri Daliani, ka kërkuar largimin e emigrantëve shqiptar. Tetor 1999. Panteli Kazakos, punonjës shërbimi pranë Televizionit Shtetëror grek, vret në Athinë dy emigrant dhe plagos katër të tjerë. Nëntor 1999, Drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët. Nëntor 1999, Gjatë një ekskursioni shkollor në qytetin e Selanikut, në muajin tetor bie i vdekur nga plumbat e policit Qiriako Vantuli në mes të qytetit nxënësin serb Marko Bulatoviç. Drejtësia mbas katër vjetësh e dënon me 27 muaj burg, por, polici lihet i lire dhe kthehet në detyrën e tij. Nëntor 1999, Në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon Gurgusi, i cili akuzohet se ka vrarë një 20 vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet Në nëntor 1999, drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët. Mars 2000, Polici Jorgo Atmaxidhis vret 18-vjeçarin Nikolla Leonidhi. Drejtësia e lë të lire kundrejt një gjobe prej 500.000 dhrahmi. Gusht 2000 Një shqiptar vritet nga policia, pasi dyshohej për drogë. Mbas vrasjes shqiptarit nuk ju gjend asnjë gjë e dyshimtë. Më 24 Qershor 1999 vritet një i ri 28 vjeçar në Imathia që u mor nga pamja e jashtme për shqiptar, dhe katër ditë më parë në Kardhica ( 20 qershor 1999) u vra një shqiptar pse po shikonte një makinë… Shkurt 2001 Shqiptari 16 vjeçar Refat Tafili rrihet në rajonin e policisë në Agjio Stefanio të Athinës dhe trupi i tij i sakatosur hidhet në rrugë. Ministri i Rendit me 22 shkurt i jep afatin që brenda 15 ditëve të largohet nga Greqia. Mjeket deklaruan se emigranti duhet të qëndronte të paktën dy muaj në spital. Nëntor 2001, polici Joanis Rizopulos vret 24 vjeçarin Gentian Çelnikun, i cili ishte duke pirë kafe 23 shtator 2003,një ushtar ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë Vullnet Bytyçin gjatë kalimit të kufirit. Qeveria shqiptare proteston ne Ambasadën greke në Tiranë 23 gusht 2003 gjenden të vdekur në Selanik,Gentian Fati 23 vjeç dhe Adrian Vreto 25 vjeç Nëntor 2003,Në Kretë gjendet trupi pa jetë i një të riu Athinë 2003,një shtetas grek vret me thikë për një fjalë goje 20-vjeçarin Aleksandër Lufo 20 gusht 2004,policia vret 36-vjeçarin Luan Bërdëllima që së bashku me disa shokë po shikonin ndeshje futbolli në një lokal. 15 mars 2005, Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare. 5 shtatorit 2004.Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin. I janar 2006, babë e bir vrasin me thikë në gjumë 18-vjeçarin Edison Jahajn (gjykohen dhe më pas lirohen) 8 nëntor 2007, vritet në kufi Elmi Lata 18 Dhjetor 2008,Enea Kalemi u gjet i vrarë në banesë. Policia greke: Ekzekutuar nga dy persona, si dhe një 23-vjeçar shqiptar tjetër është gjetur i vrarë në banesën e tij në Kolono në Athinë i ekzekutuar me 20 plumba 5 gusht 2009 ,një emigrante shqiptare u gjet e varur në komisariatin e policisë Hersonisos të Kretes Këto lloj vrasjesh ndikuan që në këtë vend të hapen dy zyra funerale për transportimin e trupave pa jetë të emigrantëve shqiptarë. Me këto vrasje shkelet ligji, në një kohë kur në këtë vend dënimi me vdekje është hequr më 1993. Është vendi i vetëm në botë ku nuk penalizon vrasësin që synon të shfaros fizikisht dhe moralisht emigrantin, në një kohë kur ligji bazohet në kriterin racist. Torturat dhe poshtërimet, vrasjet në kufi dhe kudo, izolimet në kampet e përqendrimit jo vetëm që nuk ndëshkohen por fatkeqësisht shpërblehen profesionalisht. Vendi i vetëm në botë ku vrasësit nuk dënohen Këto vrasje të here pas hershme dhe vetëm kundra emigrantëve shqiptarë, të lë përshtypjen e vrasjeve me qëllim, pasi viktima nuk është me kombësi greke. Kjo gjë duket edhe në drejtësinë greke ku vrasësit nuk dënohen kur këta kanë vrarë shqiptarë. Janë këto armë zjarri që përdoren ngas policia në drejtim të shtresës së varfër, të emigrantëve. Kur polici Theodoros Katcas më 24/10/2001 vrau vendasin Anastasio Limura, akuzua me akuzën vrasje me paramendim, ndërsa polici Joanis Rizopulos që vrau shqiptarin Gentian Çeliku, pas gjykimit u la i lire. Mos-dënimi i asnjë vrasësi që ka vrarë shqiptarë dhe ciganë tregon se në këtë vend ligjet zbatohen vetëm në dëm të viktimave, pasi armët në të gjitha rastet kanë dale nga brezi dhe janë drejtuar dhe shkrepur vetë pa vetëdijen e policit. Kjo tregon se viktima gjithmonë nuk ka asnjëherë të drejtë edhe kur është i mbuluar nën dhe. Për këtë autoritetet greke duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një gjykim të drejtë pa dallime raciale dhe ngjyre, për të përmbushur standardet ndërkombëtare për një gjykim sa më të drejtë. Këto vrasje paraqesin një realitet krejt ndryshe. Procedurat e gjata të Bordit Disiplinor është një problem i madh për mos dënime, duke pritur gjykimin deri në katër vjet, ku gjatë kësaj kohe çdo gjë ka shkuar në krahun e vrasësit. Pavarësisht për këto vrasje të pafalshme në këtë vend të çuditshëm nuk ka dënime, pasi viktimat janë shqiptarë dhe vetëm shqiptarë. Thuajse është një rastësi e shekullit. Lind pyetja, por sikur këta viktima të ishin minoritarë në Shqipëri, si do të reagonte Greqia? Po sikur këta emigrantë të ishin polakë, rusë apo gjermanë a do të shtihej mbi ta me armë zjarri?... A do të qëndronte indiferente shteti i tyre?...
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 16:39:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015