Janullatosi, “diktatori” më i madh i Açkës I vetmi njeri - TopicsExpress



          

Janullatosi, “diktatori” më i madh i Açkës I vetmi njeri me emër në libër është Janullatosi. Sepse për Flutura Açkën ai është ‘diktatori’ më i madh i këtyre njëzet viteve. “Ai i sfidoi të gjithë politikanët, të gjithë ishin më jetëshkurtër se ai, ai do t’i përcjellë të gjithë, si për ironi të paaftësisë së tyre për ta bërë Kishën Autoqefale Shqiptare të flasë shqip. Atij s’kisha sesi ia ndërroja emrin dhe as kisha ndonjë arsye ta fshihja të vërtetën nga e vërteta. Shkoni dhe i vizitoni kultet e vjetra fetare, një pjesë monumente të kulturës kombëtare, shkoni në Zvërnec, në Ardenicë, a gjetkë, janë të gjitha të mbyllura, nuk u shërbejnë qytetarëve, ose janë dhunuar, siç ndodhi tani në fund me kishën e Onufrit, kur e para kisha, përgjegjësja e drejtpërdrejtë e dëmit mbi pasurinë kombëtare, nuk mbajti asnjë përgjegjësi. E dëgjuat ju Janullatosin të thoshte ndonjë fjalë në mbrojtje të saj, apo të tjera syresh? A e beson më kush se ky “ujk” i vjetër mund të derdhë lot për “delet” shqiptare?! Dhe kjo, heshtja para kësaj të vërtete, është një nga turpet e kukullave të politikës shqiptare të tranzicionit.”
Posted on: Sat, 08 Jun 2013 13:35:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015