Janë shënuar si ndër 10 falimentimet më të mëdha në - TopicsExpress



          

Janë shënuar si ndër 10 falimentimet më të mëdha në botë...! Tashmë kriza financiare më e madhe në SHBA, që pas Depresionit të Madh, ka hyrë në vitin e dytë dhe ka shkatërruar institucionet e shquara financiare globale. Ajo ka lënë një gjurmë të madhe në Thesarin amerikan, ka destabilizuar sistemin botëror financiar dhe në fund të tunelit nuk duket akoma dritë. "Lehman Brothers Holdings Inc.", një ndër bankat më të mëdha të investimeve në SHBA, u zhyt në krizat e hipotekave, duke krijuar kështu falimentimin më të madh në histori. Firma 158-vjeçare, e cila u ka mbijetuar falimentimeve hekurudhore të vitit 1800, Depresionit të Madh të vitit 1930 dhe rënies së menaxhimit të kapitalit afatgjatë para një dekade, ka aplikuar për Dekretin 11 në Gjykatën e Falimentimeve Amerikane në Manhatan, më 15 shtator. "Lehman" u detyrua të shpallte falimentimin, pasi "Barclays Plc" dhe "Bank of America Corp." braktisën bisedimet për ta marrë përsipër dhe kompania humbi 94 për qind të vlerës së saj të tregut. 1. Banka: "Lehman Brothers Holdings Inc." Viti: 2008 Asetet para falimentimit: 639 miliardë dollarë "Lehman Bros Holings Inc." ka bërë zyrtarisht dokumentimin e falimentimit më të madh në histori më 15 shtator 2008. Banka e investimeve është bërë kompania e fundit financiare, e cila ka rënë pre e krizave aktuale ekonomike në vend. Sipas "Bankruptcydata", asetet e "Lehman" përpara se të përgatiste dokumentet për falimentim ishin gjashtë deri në shtatë herë më shumë se asetet e falimentimit të dytë më të madh në histori në vitin 1980. 2. Kompania: "WorldCom, Inc." Viti: 2002 Asetet para falimentimit: 104 miliardë dollarë Një muaj pasi skandali financiar u shfaq në të gjitha mediat, kompania e telekomunikacioneve, dikur agjencia e transportit në distancë, e dyta më e madhja në SHBA, aplikoi për falimentim. Shumë ekzekutivë të kompanisë "WorldCom" u shpallën fajtorë pas akuzave për mashtrim, së bashku me drejtuesin Bernard Ebbers, i cili u dënua me 25 vjet burg. Kompania doli nga falimentimi në vitin 2004 me emrin "MCI Inc". 3. Kompania: "Enron Corp" Viti: 2001 Asetet para falimentimit: 66 miliardë dollarë Kompania e energjisë e nivelit të lartë kishte bërë miliarda dollarë në tregtinë e shkëmbimit të aksioneve të fshehta, derisa personat e brendshëm vunë alarmin mbi mashtrimin masiv financiar në "Enron". Kjo shkaktoi një falimentim që tronditi gjithë botën financiare amerikane. Kompania u zhvlerësua në çast dhe mijëra punonjës u pezulluan, ndërkohë që rrogat e tyre ishin zhdukur. Drejtuesit Kenneth Lay dhe Jeffrey Skillin u dënuan për mashtrim, megjithëse Lay humbi jetën përpara se të dënohej. 4. Kompania: "Conseco, Inc." Viti: 2002 Asetet para falimentimit: 61 miliardë dollarë Aksionet e kompanisë "Conseco", një agjenci sigurimesh e vendosur në Indiana, dikur tregtoheshin me një çmim prej 58 dollarësh, por ato vlenin më pak se 1 dollar, kur konglomerati i fuqishëm deklaroi falimentimin. Kompania ishte zhytur në borxhe të mëdha për shkak të përvetësimeve të shumta dhe kredive të marra nga oficerët e kompanisë për të blerë bursë për agjencitë. "Consego" doli nga falimentimi në vitin 2003. 5. Kompania: "Pacific Gas & Electic Company" Viti: 2001 Asetet para falimentimit: 36 miliardë dollarë Kompania më e madhe publike utilitare e Kalifornisë shpalli falimentimin, pasi parregullsitë bënë që ajo të humbte miliarda dollarë në borxhe nga rritja e kostos së energjisë me shumicë. Çmimet e shitjes me shumicë eventualisht ranë dhe ditën që kompania doli nga gjendja e falimentimit, në vitin 2004, aksionet e saj kishin vlerë tri herë më shumë se atëherë kur aplikoi për falimentim. 6. Kompania: "Texaco, Inc." Viti: 1987 Asetet para falimentimit: 35 miliardë dollarë Kompania e naftës aplikoi për mbrojtje nga shteti me rastin e falimentimit, pasi gjykata vendosi se "Texaco" i detyrohej kompanisë "Pennzoil" 10.5 miliardë dollarë për dëmtim, si pasojë e një marrëveshjeje të mëparshme. "Texaco" i pagoi "Pennzoil" vetëm tre miliardë dollarë në atë kohë, duke pësuar kështu falimentimin. Ajo doli nga gjendja e vështirë financiare 361 ditë më vonë dhe u bë pjesë e "Chevron". 7. Banka: "Financial Corp. of America" Viti: 1988 Asetet para falimentimit: 34 miliardë dollarë "Financial Corp. of America" deklaroi falimentimin pas pezullimit të një garancie 2 miliardë dollarë të degës kryesore të saj, "American Savings and Loan Association", gjatë krizës së kursimeve dhe kredive të fundit të viteve ‘80. Përpara se të aplikonte në gjykatë për falimentim dhe mbrojtje të aseteve të mbetura, "Financial Corp. of America" kishte 34 miliardë dollarë asete. 8. Kompania: "Refco Inc." Viti: 2005 Asetet para falimentimit: 33 miliardë dollarë Kompania e artikujve të përdorimit të gjerë plotësoi dokumentet e falimentimit vetëm dy muaj pasi kishte marrë licencën e biznesit. Arsyeja ishte se ajo u përfshi nga skandali dhe shumë ekzekutivë e drejtues të saj u arrestuan, duke përfshirë këtu edhe ish-presidentin Tone N. Grant, i cili u dënua në gusht të këtij viti me dhjetë vjet burg për fshehjen e të dhënave mbi borxhet. 9. Banka: "IndyMac Bancorp, Inc." Viti: 2008 Asetet para falimentimit: 33 miliardë dollarë Pasi Korporata e Depozitave të Sigurimeve Federale e mori përsipër, "IndyMac" plotësoi dokumentacionin për falimentim. Gremisja ndodhi më së shumti për shkak të biznesit të hipotekave me pakicë të bankës. Përfundimi i bumit të shtëpive dhe kriza tjetër ekonomike e gjymtuan institucionin, duke qenë se huamarrësit nuk paguan në kohë kreditë e tyre dhe depozituesit u përpoqën t‘i tërheqin paratë e tyre nga banka po në të njëjtën kohë. 10. Kompania: "Global Crossing, Ltd." Viti: 2002 Asetet para falimentimit: 39 miliardë dollarë Kompania e telekomunikacioneve shpenzoi miliarda dollarë për të shtruar kabllo me fibra optike, i cili do të mbarte trafikun e rënduar të internetit në botë, por "Global Crossing" e pa veten ngushtë, kur flluska "dotcom" shpërtheu. Pasi shpalli falimentimin në vitin 2003, ekzekutivët e lartë të kompanisë u urdhëruan t‘u kthenin 325 milionë dollarë investitorëve si rezultat i padive. Ata u hetuan gjithashtu nga Kongresi, pavarësisht se asnjëri nuk u dënua.
Posted on: Sun, 29 Sep 2013 13:23:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015