Janë vërtet lëndët kimike, apo plehrat politike? Se do - TopicsExpress



          

Janë vërtet lëndët kimike, apo plehrat politike? Se do thoni nuk na fole, fare për lëndët kimike, po unë smbaj në brez rovole, të vras plehrat politike. Po kjo punë qënka djallosur, që nga koka gjer në këmbë, zeheri spaska të sosur, me shqiptarët bëjnë lëmë. Sepse del një kriminel, dhe drejton gjithë çakenjtë, që duhet varur me tel, jo litarë si BIRBILENJTË. Kuptohet qart për kë them, për SERBIN e shqipërisë, në plan të par do ta kem, bashkë me armët e Sirisë. Sepse del e proteston, si i marri nëpër rrugë, fatkeqsit terrorizon, popullin e gjorë, pa bukë. Ndaj dhe sot do ta çoj zërin, deri në qiell mbi re, ta zëmë pak me sira përin, se kjo punë ka vazife. Se kjo puna e protesës, pa dyshim është politike, sthem se janë ditët e festës, dhe as çështje ironike. Po dua të flas i pastër, se ndihem inteligjent, kjo punë më duket e ashpër, nuk lahet me detergjent. Nuk lahet goj e vampirit, me sapun me ilaç rrobash, se u derdh gjaku fakirit, u ngjollos si tubo sobash. Se u derdh gjau fakirit, me protesta lart e poshte, u shua drit e të mirit, sdridhet më fërra në boshtë. Po të jetë gjithshka e pastër, jam i pari për protestë, po kjo ëshë një ditë e ashpër, një palë flet tjetra e qetë. Nuk them kurrë se qeveria, është kristal e qelibarë, thjesht jap mendimet e mia, prisni, çfar ka për të ngjarë? Se dhe ky sovrani popull, që del dhe bërtet në medja, me marrëzira është ngopur, sheh gjithshka në wikipedia. Ndaj mos flisni kuturu, pa dhënë rrugë qeveria, jemi siç ishim këtu, prap pranë vargjeve të mia. Sepse unë ende do pres, çdo thot vet kryeministri, nuk dëgjoj fjalët pa shkres, çthot populli dhe ministri. Nuk është çështje e zakontë, që të flas dhe bagëtia, po një çështje e pa zakontë, ndaj presim nga qeveria. Pra gjeja u ndërlikua, dhe unë do them fjalën time, nëse ligji u votua, jam gati për bojkotime. Po duhen sqaruar gjërat, madje them fill e përpë, tmos të flasim, të ngrëm zërat, kur ende ska ndodhur gje. Prisni popull, prisni pak, prisni të flas qeveria, ndoshta dhe ju kini hak, ju është prishur terezia. Unë juve ju jap të drejtë, pa dyshim dhe ju mbështes, po ju them i morët shpejtë, gjërat ters edhe më ters... Nga Azem Stroka
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 18:21:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015