Javier Zanetti: Walter Mazzarri do të jetë i suksesshëm Javier - TopicsExpress



          

Javier Zanetti: Walter Mazzarri do të jetë i suksesshëm Javier Zanetti ka thënë se trajneri i ri i klubit, Walter Mazzarri, do ta çojë ekipin përsëri drejt sukseseve. “Mazzarri? Ne po flasim për një trajner i cili ka qenë i suksesshëm kudo që ka qenë. Unë shpresoj, në fakt e di se do të jetë i tillë edhe te Interi”, ka potencuar Zanetti për gazetarët. “Ne të gjithë duam të reagojmë dhe të kthehemi aty ku e meritojmë. Presidenti jonë dhe klubi do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre që ta bëjnë ekipin konkurrues përsëri”. “Jemi duke u përgatitur që të jemi konkurrues që në start të sezonit të ri. Një klub si Interi gjithmonë duhet ta synojë titullin. Ne duhet ta bëjmë këtë deri në vërshëllimën e fundit të sezonit”, ka thënë Zanetti.
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 21:35:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015