Javën e kaluar vet Mario Balotelli kishte thënë se dëshiron - TopicsExpress



          

Javën e kaluar vet Mario Balotelli kishte thënë se dëshiron të ket një përshëndetje të veqantë po nga Papa. Dhe ai madje ai ia ka arritur qëllimit që ta merr me çdo kusht atë përshëndetje të veçantë! Sipas mediave italiane, Papa Francis i ka folur në mënyrë të veçantë sulmuesit të Milan-os, Mario Balotelli, për racizmin dhe të qenurit shembull. Mario ishte lojtari i vetëm që arriti të ketë një audiencë private me Papën. Ky takim ishte bërë pas ndeshjes Argjentinë vs Itali, ku me të përfunduar ceremonia, B45 shkoi drejtë dhomës ku ishte duke shkuar Papa. Papa besohet t’i ketë thënë Baloellit që të mos reagojë ndaj provokimeve në fushë dhe jashtë saj. Gazeta La Repubblica shkruan se ata kanë biseduar për racizmin në shoqëri dhe të qenurit model i mirë për të rinjtë edhepse i refuzoi të tregonte për mediat se çfarë i kishte thënë Papa, por është dukur tejet i i emocionuar kur doli nga takimi. Madje, ai ka postuar ne rrjetin social twitter: “Faleminderit Papa Francis, faleminderit nga zemra për këto pesë minuta”! #RiNo
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 22:40:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015