Jemi te bekuar me nje atdhe ne mes Mesdheut e Evropes, me nje - TopicsExpress



          

Jemi te bekuar me nje atdhe ne mes Mesdheut e Evropes, me nje klime te mrekullueshme, me kaq shume det, liqene e lumej, me nje reliev shume interesant e nentoke te pasur, nga 365 dite mbi 250 jane plot diell e qiell te kristalte, dhe ne nuk leme gje pa bere qe ta shkaterrojme me ndertime pa leje e abuzime e shkaterrime. Zhurmemadhet ne nuk u pajtuam kurre mes njeri-tjetrit dhe luftojme shpesh vetveten me te gjitha forcat. Shpenzojme energji te papara per gjera qe civilizimet e tjera nuk i bejne me. Ne qe vrapojme te kapim nje pune ne shtet me diplome fallco apo nga pseudo universitete delenxhinjsh. Ne qe nga injoranca paguajme me shtrenjte se te pasurit, boljera, pompa, spitale, gjeneratore, pjese kembimi, paisje, fatura, kolegje, se nuk organizojme dot nje infrastrukture normale energjie, uji, arsimi, shendetesie e rrugesh e as nuk e mbrojme te perbashketen kurre. Nje kontrast mes tokes dhe atyre qe e banojne - qe deri sot i ngjan nje konflikti mes nesh dhe asaj qe zoti na dha.
Posted on: Sun, 17 Nov 2013 09:51:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015