Jeta e Uthmanit[redakto] Uthman Ibn Afan (radiallahu anhu) qe - TopicsExpress



          

Jeta e Uthmanit[redakto] Uthman Ibn Afan (radiallahu anhu) qe lindur shtatë vite pas Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Ai i përkiste degës Umejede të fisit Kurejsh. Ai mësoi shkrim-lexim në një moshë shumë të re, dhe si i ri ai u bë tregtar i sukseshëm. Edhe para Islamit, Uthmani qe dalluar për sinqeritetin dhe integritetin e tij. Ai dhe Ebu Bekr (radiallahu anhu) qenë shokë të ngushtë, dhe mu Ebu Bekr qe ai i cili e solli atë në Islam kur ai ishte tridhjetë e katër vjeç. Disa vite më vonë, ai u martua me të bijën e dytë të Pejgamberit, Rukejen (radiallahu anha). Përkundër pozitës dhe pasurisë së tij, të afërmit e tij ia nënshtruan atë torturës për shkak se ai kishte përqafuar Islamin, dhe ai qe detyruar të migrojë në Abisini (Etiopi). Pas një kohe ai u kthy në Meke, por së shpejti ai migroi në Medine me Myslimanët e tjerë. Në Medine tregtia e tij prapë filloi të lulëzojë dhe kështu ai e rimorri prosperitetin e mëparshëm. Bujaria e Uthmanit (radiallahu anhu) s’kishte kufijë. Në raste të ndryshme ai shpenzoi një pjesë të madhe të pasurisë së tij për mirëqenien e Myslimanëve, për lëmoshë dhe për pajisjen e ushtrive Myslimane. Për këtë ai qe i njohur si ‘Gani’ që do të thotë ‘Bujar’. Gruaja e Uthmanit, Rukeja u sëmurë seriozisht pak para Betejës së Bedrit dhe ai qe liruar prej Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) nga pjesëmarrja në betejë. Sëmundja e Rukejës u dëshmua të jetë fatale, duke e lënë Uthmanin të vrerosur. Pejgamberi qe prekur dhe për këtë i ofroi Uthmanit (radiallahu anhu) dorën e bijës tjetër të tij, Kulthum (radiallahu anha). Për shkak se ai e pati privilegjin e të pasurit e dy bijave të Pejgamberit për gra, Uthman (radiallahu anhu) qe njohur si ‘Poseduesi i Dy Dritave.’ Uthmani mori pjesë në Betejën e Uhudit dhe Hendekun. Pas takimit të Hendekut, Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) vendosi ta bëjë Haxhin dhe dërgoi Uthmanin si emisar të tij te Kurejshitët në Meke, të cilët e ndaluan atë. Episodi përfundoi me një marrëveshje me Mekasit e njohur si Marrëveshja e Hudejbijes. Përshkrimin që e kemi për Uthmanin (radiallahu anhu) është ai i një njeriu të thjeshtë, të ndershëm, të butë, bujar dhe të sjellshëm, sidomos i dalluar për modestinë dhe devotshmërinë e tij. Ai shpesh kalonte një pjesë të natës duke u falur, agjëronte çdo të dytën apo të tretën ditë, bënte Haxhin çdo vit, dhe përkujdesej për nevojtarët e tërë komunitetit. Përkundër pasurisë së tij, ai jetoi një jetë shumë të thjeshtë dhe flinte në zall në oborrin e xhamisë së Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Uthmani e dinte tërë Kur’anin përmendësh dhe kishte një dituri të afërt mbi kontekstin dhe rrethanat që kishin të bënin me secilin ajet.
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 12:25:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015