Jeta e varrit Njeriu jeton në këtë botë dhe gjatë - TopicsExpress



          

Jeta e varrit Njeriu jeton në këtë botë dhe gjatë veprimtarisë së tij jetësore kryen vepra të mira apo të këqia dhe vjen momenti kur ai vdes. All-llahu në Kur’an thotë: “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen...” (El-Enbija: 35). Por kjo vdekje nuk është fundi i jetës, por mbyllja e një periudhe që është periudhë sprove për të, argument për këtë është fjala e All-llahut në Kur’an: “Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmiri. Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi.” (El-Mulk: 2) dhe fillimi i një periudhe tjetër e vërtetuar nga fjalët e All-llahut në Kur’an dhe hadithet e Lajmëtarit . Transmeton Imam Ahmedi nga Berai bin Azib r.a. që ka thënë: “Dolëm me të Dërguarin u me xhenazen e një burri prej ensarëve (medinasve). Pasi e varrosëm, u ul i Dërguari i All-llahut në drejtim të Kiblës dhe ne u ulëm rreth tij, sikur mbi kokat tona të qëndronte një zog (u ulëm qetë). Në dorë i Dërguari u kishte një shkop, me të cilin gërvishtte tokën. Pastaj filloi të shikojë në qiell dhe në tokë, e ngriti dhe e uli shikimin e tij tri herë, dhe tha: “Kërkoni ndihmën e All-llahut nga ndëshkimi i varrit.” Pastaj tha: “Kur njeriu besimtar gjendet në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe pritjes së ahiretit, i zbresin atij melaike nga qielli me fytyra të bardha si dielli, me vehte kanë qefinë nga qefinët e xhennetit dhe erëra të mira nga ato të xhennetit. Ata i ulen atij me një gjërësi sa i sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes, i cili ulet tek koka e tij dhe thotë: “O shpirt i mirë, dil për në mëshirën All-llahut dhe kënaqësinë e Tij”. Pastaj shpirti del me një lehtësi të tillë, siç del pika e ujit nga gryka e shtëmbës, dhe meleku i vdekjes e merr atë. Këtë shpirt e përshëndesin të gjithë melaiket e qiellit dhe të tokës, i hapen atij dyert e qiellit dhe secili prej këtyre grupeve të melaikeve që rrijnë në këto dyer, i luten Zotit që ta ngrejë këtë shpirt edhemë lart. Në momentin kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket e mëshirës ia rrëmbejnë atij këtë shpirt sa hap e mbyll sytë, dhe nuk e lëshojnë atë de-risa e vendosin në atë qefin dhe në ato erëra dhe del nga kjo një erë misku – më e mira erë që gjëndet në sipërfaqen e tokës. Kështu melaiket e mëshirës ngrihen me këtë shpirt lart në qiell. Rrugës këta takojnë grupe melaikesh të cilët thonë: “Ç’është ky shpirt i mirë?” U përgjigjen: është filani i biri i filanit, duke e përmendur me emrat më të bukur me të cilët e kanë thirrur në dunja. Kështu shkojnë derisa të arrijnë në qiellin e dunjasë. Këtu kërkojnë që t’u hapet ky qiell, dhe ai hapet. Melaiket që rrijnë në këtë qiell e shoqërojnë shpirtin deri në qiellin që vjen më pas dhe kështu deri sa të arrijnë në qiellin e shtatë. Thotë All-llahu U: “Shkruajeni librin e robit tim në Ilijjin (libër në të cilin shkruhen veprat e mira) pastaj i thuhet: “Kthejeni në tokë, se Unë ua kam premtuar atë, se nga ajo (toka) i krijova dhe tek ajo i kthej dhe prej saj do t’i ngrej përsëri në ahiret (ditën e Gjykimit)”. Pastaj shpirti i kthehet në tokë. Pasi shpirti është kthyer në trupin e tij ai ndjen zhurmën e hapave të atyre që ikin. Në këtë çast të vdekurit i vijnë dy melaike me pamje të ashpër dhe i ulen afër duke e pyetur: “Kush është zoti yt?” -ai përgjigjet: “Zoti im është All-llahu”. Pastaj thonë: “Cila është feja jote?” -thotë: “Feja ime është Islami”. Pastaj pyesin: “Cili ishte ai burrë që ju dërgua juve?” – thotë: “Ai është i Dërguari i Zotit u” Melaiket e pyesin përsëri: “Cila ka qënë puna jote?” -thotë: “Lexova librin e All-llahut dhe e besova atë”. Këto tre janë e fundit sprovë që i paraqitet besimtarit, siç thotë All-llahu në Kur’an: “I përforcon All-llahu ata të cilët besuan, me një fjalë të palëkundëshme në jetën e kësaj bote”. Prandaj ai thotë: “Zoti im është All-llahu, feja ime është Islami dhe i Dërguari im është Muhammedi u”. Thëret një thirrës në qiell: “Tha të vërtetën robi Im, prandaj shtroni atij prej shtrojeve të xhennetit dhe visheni atë me veshje të xhennetit dhe hapni atij derën tek xhenneti”. I vjen atij nga era e tij dhe mirësitë e tij, gjithashtu i zgjerohet varri me një hapësirë sa sheh syri. Në këtë moment i vjen atij një burrë me pamje të hijshme me rroba të bukura dhe me erë të mirë dhe thotë: “Gëzohu me atë që të gëzon ty, përgëzohu me kënaqësinë e Zotit dhe xhennete në të cilat ka mirësi të përhershme”, kjo është dita e cila të është premtuar. Pastaj shpirti i tij thotë: “Edhe ty të përgëzoftë Al-muslim Mjekesia Islame-llahu me të mira, po kush je ti?” -”Unë jam puna jote e mirë. Për Zotin, vërtet ti ishe i shpejtë në mirësi dhe bindje ndaj All-llahut dhe i ngadalshëm në mëkate. Prandaj All-llahu të shpërbleftë me të mira”. Pastaj i hapet atij një derë nga zjarri dhe i thuhet: “Ky do të ishte vendi yt po të ishe prej mëkatarëve, e zëvëndësoi Zoti këtë vënd me këtë dhe i paraqitet xhenneti. Ndërsa sheh se ç’ka atje, thotë: “Zoti im, shpejtoje kijametin me qëllim që të shkoj tek të afërmit e mi dhe pasuria ime”. I thuhet atij: “Rri i qetë!”.
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 13:08:41 +0000

Trending Topics



;">
Hello. My buddy has tiny parasites crawling on him. When I

Recently Viewed Topics




© 2015