Jetojmë në një botë absurdi, Ngado jemi të rrethuar nga një - TopicsExpress



          

Jetojmë në një botë absurdi, Ngado jemi të rrethuar nga një mori kameleonësh, që nuk rreshtin së ndërruari ngjyrën sipas oreksit të pushtetarëve. Këta janë të ashtuquajturit “ njerëz të rinj “ të krijuar nga sistemi komunist për të ruajtur pozitat e tij që kanë filluar të lëkunden. Këta janë pjella më e keqe e këtij sistemi. Më vjen pështirë kur jam i detyruar t’i takoj apo t’i përshëndes. A e di se çfarë ka thënë Niçja: “ Socializmi, si tirani finale e më të vegjëlve dhe më budallenjve, domethënë e të sipërfaqshmëve, cmirzinjve dhe komediantëve për pesë para, është në realitet konsekuenca e ideve moderne dhe e anarkisë së tyre të pashfaqur. “ Kjo sentencë është karakteristikë e shoqërisë së sotme shqiptare.
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 20:20:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015