Jo Republikë të tretë, zoti Kurti ! E kam thënë disa herë, - TopicsExpress



          

Jo Republikë të tretë, zoti Kurti ! E kam thënë disa herë, po e përserisë prap, 17 shkurti 2008 nuk e solli pavarësinë e as Republikën e Kosovës, ishte vetëm një akt i njohjës formale ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Presidenti historik Ibrahim Rugova asnjëherë nuk kërkonte rishpallje të pavarësisë, por vetëm njohje ndërkombëtare të saj. Pasi ai e dinte mirë së në historinë e krijimit të shteteve ekziston vetëm një datë dhe një ditë e shpalljës së pavarësisë, jo dy apo tri sosh! Kosova një herë ka shpallë pavarësinë e saj më 2 korrik 1990-të, edhe pse në rrethana të okupimit klasik, ka historinë e funksionimit të shtetësisë së saj, ka edhe kushtetutën e saj të shpallur e miratuar nga deputetët shqiptar më 7 shtator 1990 në Kaçanik. Pse nuk ndodhi njohja ndërkombëtare e Republikës së Kosovës para 17 shkurtit 2008 ? Sepse presidenti historik, arkitetkti i shtetit të Kosovës nuk ishte i gatshëm të pranonte kompromiset e dhimbshme e as ndryshimin e përmbajtjës së elementeve shtetërore që solli 17 shkurti; duke filluar nga simbolet antikombëtare, përmajtjën multietnike të shtetit e deri të një kushtetutë e hartuar jo mbi vullnetin dhe nevojat e popullit, por në bazë të një pakoje që avancon pakicat (serbe) në dëmë të popullatës shumicë (shqiptare) në vend. Kjo që solli 17 shkurti 2008, është në kundërshtim të plotë më vullnetin plebishitar të popullit të Kosovës të shprehur në referendumin popullor të 26-30 shtator 1991. Rikonfirmim i referendumit gjithëpopullor, 2 korrikut e 7 shtatorit 1990, ishte edhe lufta çlirimtare, gjaku i derdhur për liri dhe çlirim kombëtar. Ikja nga këto data, është ikje nga thëmelet e shtetit të Kosovës, pavarësisht si do të quhet Republika e Thaçit apo e Kurtit nesër! Sikure personat fizik (njerëzit) që kanë një datë të lindjes, ashtu edhe subjektet juridike (shtetet) kanë një ditë të lindjës dhe krijimit të tyre. Në kujtesën historike të popullit, Republika apo shteti i Kosovës daton që nga 2 korriku 1990-të. Republika e Thaçit, siq i pëlqen Kurtit ta quaj përiudhën nga 17 shkurti 2008, erdhi si rezultat i një lidershipi të papërgjegjëshëm, që pranoj të tjetërsohet vullneti i popullatës shumicë të Kosovës për hatër të atyre ndërkombëtarëve që nuk e duan një shtet të dytë shqiptar në Ballkan. Kosova "multietnike" e Thaçit jo vetëm që nuk është vullnet i popullatës shumicë, por është një shkelje e rëndë e gjakut të dëshmorëve e martirëve dhe sakrificave të panumërta të popullit. Të gjithë e dijmë së ndryshimi i kësaj "status quoje" është nëvojë imediate, do të thoja urgjente. Në ketë pikë dakordohem plotësisht më zotin Kurti, një ditë më shumë për qeverinë Thaçi është një ditë më pak për Kosovën. Sikur opzita të ishte unike, e keqja do të ndalej shumë më herët, dhe pasojat e keq-qeverisjes do të ishin më të vogla. Mirëpo tani, ky ndryshim mund të filloj nga 3 nentori i këtij viti, më largimin e kësaj klase të korruptuar politike nga qeverisja e vendit përmes votës së qytetarëve. Më pastaj mund të fillohet më përmirësimin gradual të kualitetit të pavarësisë së vendit, duke filluar nga ndryshimi i kushtetutës dhe ligjëve në kuvendin e Kosovës,...më futjën e referendumit në kushtetutën e vendit, si nivelin më të lartë demokratik të shprehjës së vullnetit të popullit. Ky do të ishte çelësi i zgjidhjës së shumë problemëve dhe pëngesave që na shkaktoi "Pakoja e Ahtisarit", duke filluar nga decentralizimi etnik, trashëgimia kulturore,...deri të asociacioni i komunave serbe. Shpallja e një "pavarësie të tretë" apo republike të tretë, për të mos thënë fatale, do të ishte me shumë pasoja për vendin. Sepse ne ende jemi shtet në formim e sipër, nuk mund të krahasohemi më shtetet që kanë traditë të lashtë shtetërore si; Gjermania, Franca, Italia,... pse jo edhe Shqipëria, të cilat në çdo moment mund të marrin vendime për ndryshimin e rendit kushtetues të tyre,...nga republika parlamentare të shendrrohen në ato presidenciale apo anasjelltas. Fillimisht do të rrezikoheshin njohjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, thellimi i mëtutjeshëm i ndarjeve dhe përqarjeve në mesin e popullatës. Do të ishte ky një prezentimi më tepër së qesharak para botës dhe jo serioz ndaj qytetarëve të Kosovës. Kush e di, pas Republikës së tretë mund të vije e katërta, e pesta,...e kështu më radhë derisa në Kosovën e vogël të mos mbetët asnjë shqiptar !
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 16:04:48 +0000

Trending Topics



, but I see a consistent theme being

Recently Viewed Topics




© 2015