Josipoviq nderon me medaljen e artë Bekim Berishën - Abejën - TopicsExpress



          

Josipoviq nderon me medaljen e artë Bekim Berishën - Abejën Në një ceremoni solemne e organizuar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, me rastin e kremtimit të Fitores së Atdheut dhe Ditës e Falënderimeve të Mbrojtësve Kroatë, familjarët e Bekim Berishës, i njohur si AB-ja e kanë pranuar nga presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq medaljen e artë “Kryqi i Kuq Kroat” me motivacion “Kryqi i Kuq Kroat vlerëson se Bekim Berisha, mbetet hero që nuk është harruar”. “Unë jam i nderuar që këtë medalje në emër të presidentit Josipovic, mund ta dorëzojë në prag të ditës më të rëndësishme për të gjithë veteranët e luftës kroate. Këto çmime janë të merituara dhe është dashur të ndahen më parë”, ka thënë Predrag Matiq, ministër i Mbrojtjes së Kroacisë. Dekoratën e në emër të familjes së Bekim Berishës, e kanë pranuar motra Zyrafete Berisha-Tolaj dhe mbesa Bonita Tolaj. Heroi i Kroacisë Bekim Berisha- Shoku, i lindur në Graboc të Pejës, më 15 qershor 1966, në Kroaci kishte arritur në gusht të vitit 1991 dhe që nga atëherë ai për 539 ditë ishte pjesëtar i rregullt i Ushtrisë Kroate. Heroi i Kosovës, Bekim Berisha- Abeja, strategu I UCK-së, vritet heroikisht duke e mbrojtur Junikun dhe tërë Kosovën, në moshën 32 vjeçar, në betejën e Junikut më 10 gusht 1998.
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 20:03:44 +0000

Trending Topics



so trabalho principal é dar carinho e cuidados para seu Pet
Did you know that an Idol of Lord Kuber is installed in front of
Little Roseberry is looking for their Star Hair Model for a series
33 Pompom Spray Green (Pack of
★★★★★PASSIVE INCOME UP TO 2,000-$8,000 PER MONTH WITHOUT
SEEKING GOD: Lord, I am here. Speak to me. by Dr. Charles F.
Real men don’t fall in love with a woman’s body but they find
BRAND NEW- Just Released! EARN $8,100 from just 27 people in

Recently Viewed Topics




© 2015