Ju ftoj ta lexoni kete Histori Reale. Pak e gjate po ja - TopicsExpress



          

Ju ftoj ta lexoni kete Histori Reale. Pak e gjate po ja vlen. DASHURIA DHE TRADHETIA ME VRANE ZEMRËN TIME - Gjithçka nisi para nje viti,pas shume problemeve ,streseve, dhe vuajtjeve qe pata ne vendin tim,mora rrugen krejt e vetme per ne nje shtet tjeter shume te larget. Sapo mberrita kerkova azil,ika me mendimin se gjithçka do ishte me e lehte me e mire per mua, por kur u ballafaqova me realitetin, nuk ishte ashtu si une kisha menduar. Kudo qe hidhje syte ne ate kamp qe na strehonin ne fillim shikoja njerez te ndryshem, nga vende te ndryshme,me gjuh te ndryshme.. ndjeva nje trishtim te madh, hodha syte kudo rreth e rrotull mos shikoja dike qe flet gjuhen time, gjuhen shqipe, por nuk pashe askend.. Mbas dy ditesh po prisja rradhen prane nje zyre per te dhene intervisten e pare, shikoj dy djem te ulur ne stol, nga paraqitja e jashtme mu duken se jane nga shqiperia, ju afrohem dhe i pyes,shqipatare jeni ? - Po me pergjigjen te dy, - o sa mire thashe shyqyr qe pashe dike nga shqiperia se nuk kisha me ke te flisja,u gezova jashte mase, ato ishin dy vellezer. Dhame intervisten dhe dolem xhiro te ai qytet i vogel ku rrinim,isha shume e lumtur qe i takova me dukej sikur i njihja prej vitesh aq te afert mu duken.Kalonim gjith kohen bashke aty duke dal xhiro dhe duke bere muhabet. Mbas 4 ditesh ato i transferuan ne nje qytet tjeter, shume te larget, dhe mua ne nje tjeter qytet, shkembyem numrat e telefonit dhe flisnim ndonjehere ne telefon..jo shume shpesh . Ishim bere shoke me njeri-tjetrin. Njeri prej tyre , i madhi dmth me thoshte nese ndonje problem me thuaj, faleminderit i thoja per interesimin. Mbas 3- muajsh me dergon nje sms ku me thoshte se te qyteti ku jea une do vinte goca e tezes se tij me burrin,vjehrren dhe 2 motrat e burrit,do vi dhe une ti shoqeroje me thote dhe nese mundesh takohemi, - ok i them mire se te vish dhe do takohemi patjeter. Ate dite kur erdhi goca e tezes se tij ai nuk erdhi se ksihte patur pune dhe erdhi disa dite me vone, shkembyem dhe add e fb dhe filluam te flisnim me shpesh ne fb. Kur erdhi u takuam, une u gezova qe e pashe perseri se ishte shoku i pare qe kisha njohur ne momentin qe kisha ardhur, dolem xhiro te ky qyteti qe jetoj une,folem per kohen si kishim kaluar ketu,tashme ishim miqesuar dhe me kusheriren e tij dhe familjen e kushurires. Ai vinte shume shpesh ketu,dhe ne u beme dy shoke te mire ,kalonim shume kohe bashke, shkonim ndonjehere dhe ne disko,dhe me disa shoqe-shoke te tjere nga shqiperia,,.Nje nate u merzita me shoqen time ne disko dhe hipa ne katin e trete te disko,ku pihej cigarja per tu qetesuar,ai me erdhi nga mbrapa qe te me qetesonte duke me thene te mos merzitem. Filluam te bisedonim dhe une i them shiko e njih ndonje goce ketu se ke mundesira qe te martohesh te besh dhe dokumentat, [Ai] me pergjigjet (jo) nuk dua ,me nje ton te prere. E pyes pse? Ai me ledhaton floket dhe me thote me pëlqen. Une si e zene ngushte ne ate moment qesh dhe i them të lutem mos bej shaka me mua, ai me kthehet qetesisht dhe me thote nuk po bej shaka e kam seriozisht, atehere i thashe kjo gje eshte e pamundur nje gje e tillë, ne jemi vetëm dy shoke te mire dhe te tille duhet te mbetemi, kemi ardhur per qellime te tjera ketu duhet te rregullojme jeten njehere te bejme dokumentat. Ai me pergjigjet përsëri ne do jemi dy shoke te mire por une dua te jemi me shume se shoke,ja kthej pëseri jo, dhe ngrihem per te shkuar te tavolina ku ishin dhe te tjerët . Ditët kalonin dhe ai ikte dhe vinte ,dhe sa here vinte hapte përsëri te njejten bisedë,dhe une i thashe se kam shume arsye qe nuk me lejojne te filloj nje lidhje me ty, ai me thotë me trego arsyet kush jane,dhe une ja them te gjitha me detaje,ai me pergjigjet që këto nuk janë arsye per te mos qene ne bashkë,i them te lutem me ler me hallet e mia se kam frikë se lendohem dhe jam dhe e vetme në këtë vend ,dhe syte me mbushen me lot,ai me perqafon dhe me thotë ti nuk do jesh kure vetem,ti do me kesh mua për çdo gjë,une te dua e dua të kaloj gjith jeten me ty,nuk dua te luaj me ty se skam luajtur kurre me asnje femër tjeter Çdo dite me fliste per të njejtat gjëra,të njejtat premtime,ishte shume i sjellshem,shume i kujdesshem shume i embel me mua. Une fillova ta shikoj me tjeter sy jo me si shok, çdo dite qe kalonte me bente me shume per vete me sjelljen e tij, me urtesine e tij,me kujdesin qe tregonte per mua,saqe pa e kuptuar fillova te bie ne dashuri me ate. Tani ai nuk ishte me vetem nje shok per mua, por ishte njeriu që i dhurova zemren time, njeriut qe i besova me shume se kujtdo ne botë. Kur ikte te qyteti ku jetonte ditet per mua beheshin te padurueshme,beheshin­ sikur te ishin vite,të njëjtën gjë më thoshte dhe ai mua,nuk rri dot larg teje zemer më mungon shumë,por nuk mund te rrinte shume gjatë tek une se unë jetoj dhe me gra të tjera ne shtepi dhe ai detyrohej te rrinte te kushurira dhe ndihej ne siklet.Tashme dhe ato e dinin lidhjen ton, ishim bere shoqe me kushërirën e te dashurit dhe kunatat e saj.Lidhja jone po shkonte për bukuri dhe unë çdo ditë dashurohesha akoma me shumë me ate,dhe me kushërirën e tij dhe familjen e burrit ishim bërë si një familje e vetme,çdo feste çdo ditëlindje e festonim bashkë.Mbas disa muajsh familja e kusherires se tij marin dokumentat gëzohemi shume te gjithë,u gëzova dhe une sikur ti kisha mare vete,bëmë një festë të madhe,,por ne atë moment shikoj të dashurin tim që i ndryshoi shikimi tek unë me shikonte ftohtë nuk ishte ai shikim i embel i dashur,e pyes e habitur çfare ke? - më thotë skam asgjë ,pse? -se si po me dukesh i them, me perfqafon dhe me thote : -nuk kam asgje zemër të duket ty. Ditët pasoni njëra -tjetrën,dhe i dashuri im ndejti shume ditë këtu gati një muaj,por unë fillova te kuptoj se ai po ndryshonte në drejtimin tim,dhe kjo gje filloi të me shqetesonte shume mendoja me vete si ka mundësi të ndryshoje njeriu kaq shpejt kështu pa pasur asnje arsye,por shume shpejt une fillova te kuptoj kush eshte arsyea,sa here ne dilnim xhiro me ne vinte dhe kunata e kusherires se tij qe tashme ishte dhe shoqa imeme pretekstin se merzitej skishte çte bente,dhe une fillova te dyshoj shume ,,por nganjehere e bindja veten se po bëja gabim,por luhatjet ne lidhjen time ishin te dukshme fillova te grindesha me te dashurin i them se nuk me pelqen afrimiteti qe keni krijuar ju me njeri tjetrin,ajo kudo qe shkonim ne ishte me ne dhe donte te bënte gjith kohes foto,dhe mënyra se si shikoheshin ato nuk me pelqente ,por une nuk i thashe kurrë gje asaj por me të dashurin grindesha,ai me tha mos bëj keshtu se nuk ndodh nje gje e tillë me kaluar qofte dhe nje nate me ate,ai te tjera gjera fliste por ndryshe vepronte,nuk distancohej dhe pse une i kisha thene se sme pelqen nje gje e tillë,ajo filloi te flirtronte dukshem me te dashurin tim,dhe une spo e njihja me te dashurin tim,me dukej tjeter njeri nuk ishte ai person me të cilin isha dashuruar para 7 muajsh qe i kisha besuar verberisht qe sduroja askend tme fliste diçka keq per ate. Nje dite dalim te gjithe xhiro dhe kto filluan te bejne foto njera pas tjetres,me zor e mbajta veten,kur u kthyem une fillova te debatoj keq me te dashurin,deri ne 01:00 të natës ai këmbëngulte se une e kisha gabim se nuk ndodhte nje gje e tille dhe se me donte mua,por une po filloja te kuptoja se njeriun qe doja nuk ishte ashtu si me ishte hequr,kuptova se i dashuri im ishte nje njeri qe i shkonte pas interesit,ate nate e mbyllem biseden te merzitur,ne mengjes ne oren 05:00 te mengjesit ishte ngritur dhe kishte ikur te qyteti ku jetonte pa me treguar se po shkontne e kishim lene qe do shkonim bashke.Ngrihem ne mgjes hap fb dhe shikoj qe me kishte lene nje sms ku me thoshte se kishte ikur dhe se ishte merzitur shume me mua qe kishim debatuar,fillova te qaj dhe e mar ne tel dhe i them pse e bere këtë pse ike pa më thënë pa më takuar ,ti do me merje dhe mua me vete,u mërzita më tha dhe du të qetësohem,si mi bën mua kto gjëra i thashë ajo që duhet të qetesohet jam unë,mos u mërzit me thotë se do vi përsëri për dy ditë,me të vërtet i them unë?Po me thotë për kokë të vëllait do vi,,po më ler te fle pak dhe flasim perseri e mbyll tel e qetësuar,kur e mar pas tre oresh me thotë se është më mirë të ndahemi se lidhja nuk po shkon mirë,i them çpo thua? çjane këto gjëra apo u dashurove me tjeter tani?nuk ka nje gje te tille dhe nuk do ketë më thotë,po premtimet e tua ku shkuan i them që do ishim gjith jetën bashkë, dhe qe më doje shume?Të kam thënë me thotë por tani kështu ndodhi skam çtë bëj dua të rri vetëm,habitesha nga menyra se si po fliste sikur te ishte një adoloshent,kuptova se kisha pas te bej me nje njeri qe kishte 500 fytyra nje njeri qe nuk kishte pas as zemer per te dashur. Debatuam shume dhe me zemer te vrare me lot ne sy i mbyll a tel,dhe mora ne tel vjehrrën e goces tezes dhe i tregoj se si ma bëri ai,,ajo filloi ta shante dhe mallkonte dhe me thote me mire qe mbaroi tani se spaska qene njeri,me pas vjen dhe shoqa ime kunata e kusherires së tij,dhe me thote hajde dalim xhiro mos u merzit se ndoshta pajtoheni perseri dalim xhiro dhe une gjith kohes i flisja per ate dhe se sa e doja dhe se sa shume me lendoi. të nesërmen ai më kishte hequr nga fb dhe më kishte bërë dhe bllok,nuk po më besohej si mund ta bënte atë gje vetem pse unë xhelozovadhe u grindem për këtë arsye,si mundi tja bëj zemra kur e dinte sa shumë e dashuroroja,saqë sa here flisnim i thoja nuk mundem pa ty ,nuk mundem as të mar frymë pa ty sytë e mi janë vetëm për ty zemra ime është e jotja,ai i shkeli të gjitha me këmbë ai nuk më vrau mua por dashurinë time. I them shoqes qe të shikoja add e tij nga fb i sajë ajo me thotë se nuk e kam shok ne fb se e kishte hequr ,por unë e dija shumë mirë që ata ishin shokë në fb,në atë moment fillova të dyshoj akoma më shumë.Një ditë vendosa ti them nënës së sajë që unë dyshoj se mes atyre dyve ka diçka ajo më thotë,nuk besoj se goca ime e bën një gjë të tillë plus qe ajo më duket se është lidhur mme dikë tjetër më thotë,dhe une e dija se ajo fliste prej 6 muajsh me një djale sepse kishte folur disa here dhe nga kompjuteri im,dhe më kishte thënë se në shtatorë do vinte ta kerkonte ne shpi,por as kjo smë ndaloi të dyshoj mua..Mbas një jave e gjysem shikoj te profili i sajë ku kishte shkruar emrin e tij dmth te dashurit tim dhe i thoshte: të dua shumë u shokova fare nga ato që lexova nuk e mbajta dot veten dhimbja mu bë akoma më e madhe dhe dyshimet e mia skishin qene të kota por kishin qene me vend,i shkruaj nje sms ne fb me qetesi dhe i them se si ka mundesi te ma besh nje gje të tillë,unë stë kam bërë asgjë më thotë se ti je ndarë përfundimisht me atë ai nuk të don ty dhe me ler te qete mos më ndërhy në jetën time se as unë stë kam ndërhyrë ty dhe shumë budallaleqe të tjera si këto po ti je futur në jetën time i thashë pse çfarë të duket ty kjo që ke bërë të duket normale une as dy jave si kam bërë që jam ndarë me atë dhe e ke ditur se sa e kam dash dhe sa po vuaj dhe sa lot po derdh,nuk jam unë shkaktarja e lotëve të tua më thotë,çdo fjalë e sajë ishe një thikë e ngulur në zemren time ,atëhere i them ta bëfte me keq se ma bëri mua dhe kurrë e lumtur mos qofsh.Mar në tel të dashurin dhe i them dhe atij si ta bëri zemra tma bësh këtë gjë çfarë njeriu paske qenë ti çfare lloj monstre je kur me thoje mua se nuk ndodh nje gje e tille qofte dhe për një natë,më ke prerë dy here ke bere me ke ngulur thike mbas shpine çfare zemre ke ? Me pafytyrësine me të madhe më përgjigjet se ndodhi tani skam çtë bëj atë e dua ty stë dua më,oh zot ne atë çast bota mu shemb para kembeve të mia,si mundej të ma bënte ate gje kur deri atehere me kishte thene se isha gjithçka per ate se do krijonim familje që do më falte përhere dashuri ,e lumturi, por deri pra dy javesh më thoje se më doje mua si kaq shpejt dashurohesh ti apo u dashurove me dokumentat e sajë,?e mbyll telefonin duke qare dhe mallkuar,mar ne tel nenen e shoqes dhe i them se ato dy jane te lidhur dhe se ma pranuan vetë këtë gjë ,ajo me thote duke mu betuar se une skam ditur gjë por nëse ato janë lidhur unë skam çtë bëj se mua nuk më pyet,une qaja dhe i mallkoja te dy në sy të sajë të dy ajo vetem më shikonte,pastaj me thotë se i vinte keq për mua por se nuk kishte çtë bënte nëse doja ti flisja nëse sdoja skishte problem,unë mes dhimbjes që kisha i them se nuk do bëja luftë për një mashkull aq më tepër për një mashkull aq të ulët si u tregua ai,deren time e ke te hapur i them,gjithë ato ditë nuk kisha vënë gjumë në sy dhe as nuk kisha ngrënë,çtë bëja isha e tradhëtuar e lënduar e vrare në shpirt,i lutesha zotit qe tmë jepte forcë për ta përballuar,të nesërmen shoqa ime me shkruan një sms se i erdhi inat që i thashe nënës të sajë,ku fliste me fjalët më të ndyra sikur ta kisha bërë unë atë gje dhe jo ajo,atëherë i kthehem unë me të njëjtën gjuhë,nuk vonojn as10 min më vjen vëllai i sajë në shtëpi duke ulëritur e kërcenuar se pse i kisha sharë motren pa mar parasysh se çme kishte bërë ajo dhe se kishte filluar të shajë ajo e para,i them me çfarë fytyre vjen dhe me kercenon ne shtepine time si nuk i kerkon llogari motres tende per ate qe me beri mua,ty stë ka dash ai më tato skanë për ta gëzuar njëri tjetrin i them,do ta gëzojnë me thotë ke për ta parë ti,aty e kuptova që nuk ishin vetëm atë dy që më kishin prerë në besë,por e gjithë familja dhimbja ime sa vinte e po behej akoma me e paperballueshme se si kishte luajtur gjith familja me mua kur unë ju kisha besuar se më mbështesnin mua.Më mer i dashuri në tel dhe fillon tmë shaje e kërcënoj dhe ai në çdo fjalë që fliste me bente të kuptoj se sa njeri i ulët sa negativ kishte qenë ai dhe si kishte mundur të shtirej me muaj të tërë duke bëre te dashuruarin te sjellshmin. Si munden të gjitë ato të më presin në besë ku në çdo festë ishim bashkë,dhe ajo thotë se ne nuk kemi qene kurrë shoqe se në dhe të huaj e njohem njera tjetrën,kur nderkohe ne flisnim me njera tjetren per jetet tona rrinim shumicen e kohes bashke hanim pinim te njera tjetra, çfare duhet bërë me shumë se kaq për të qenë shoqe ? apo tani ashtu i intereson të thotë normale. Nuk di çtë them më shumë për këtë gjë të tmerrshme që më ndodhi mua,djali me të cilin u dashurova mendova se ishte engjëll por në fakt kishte qenë djallë, mendova se kishte zemer te pastër por ai skishte pas zemër fare,ai ishte një njeri i pashpirt.Unë po e mbyll me kaq po ja lë lexuesve për ta komentuar dhe vazhduar uroj që mos ti ndodhi askujt kjo që më ka ndodhur mua se nuk paska dhimbje më të madhe,dhimbje nga ndarja ,dhimbje nga tradhetia..Unë besoj se ka një zot dhe ishalla ai gjykofte dhe vëntë drejtësi !! M.C. Kjo eshte 1 histori e 1fanse te faqes Çdo Zemer e ka 1 Plag dhe do doja qe Komentet te jen pa ofendim se te gjithe e dime qe Dashuria ka Pasoja dhe shpresoj qe Goca ne Fjal te gjej dike qe ti kthej ate cka ajo Meriton. Ta uroj me gjith zemer.
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 12:50:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015